Digital Media Clubs

Digital Media Clubs

Projekti “Klubet Digjitale të Medias” ka filluar me 1 Shtator 2019 dhe ka zgjatur deri më 30 Janar 2021. Projekti u dedikohet 20 shkollave kampione të përzgjedhura nga GIZ në 7 komuna të Kosovës dhe në 3 shkolla publike të komunës së Prizrenit bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit.

Objektivat e përgjithshme të projektit janë rritja e ndërgjegjësimit te nxënësit dhe pjesëmarrja aktive në trajtimin e çështjeve si gjithëpërfshirja, bulizmi, diskriminimi dhe qytetaria aktive duke përmirësuar mendimin kritik dhe analitik te nxënësit, të nxis krijimtarinë dhe t’i fuqizojë të komunikojnë në mënyrë efikase në media të ndryshme.

Projekti në mënyrë specifike kishte për qëllim t’i mësojë studentët rreth medias digjitale në një mjedis të kënaqshëm, ku studentët kanë kreativitetin të imagjinojnë, krijojnë dhe prodhojnë histori të mediave digjitale, tregime, revista shkollore me mundësi të pakufizuara. Studentët kanë mësuar se si të përdorin mjetet e mediave digjitale për prodhimin audiovizuel, botimin dhe të mësojnë të punojnë së bashku në grup.

Krijimi i Klubeve Digjitale të Medias kishte për synim:

• Rritjen e cilësisë në arsim përmes veprimtarive formale, joformale dhe jashtëshkollore
• Prezantimin e metodave interaktive të të mësuarit përmes arteve pamore
• Promovimin e barazisë dhe diversitetit
• Inkurajimin e krijimtarisë, mendimin logjik, analitik dhe kritik të studentëve
• Zhvillimin e aftësive teknike dhe shoqërore të studentëve


Në fund te këtij projekti është organizuar një garë në 5 kategori: Fotografi, Video, Ese, Mësim, dhe Gazetë.