Për të arritur rezultatet e planifikuara të projektit, DokuFest angazhoi një kompani profesionale mediatike për të zhvilluar mësime trajnimi për përdorim në modalitetin online dhe offline. Projekti nëpërmjet një kompanie mediatike zhvilloi mësime gjithëpërfshirëse për modulet e mëposhtme për Klubet Digjitale të Mediave përmes ofrimit online. Gjatë muajit janar 2021 u zhvillua një garë mes 20 shkollave kampione ku morën pjesë 12 shkolla. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin rreth 100 pjesëmarrës. Konkursi u zhvillua në 5 kategori si: Fotografi, Video, Ese, Mësim dhe Gazeta ku si çmim për Ese, Mësim dhe Gazeta kemi shpërblyer klubet me koleksione librash, ndërsa fituesit e Fotografisë dhe Videos janë shpërblyer me më objektivin më të madh për kamerën dhe koleksion librash.
Gjatë gjithë planifikimit ne kemi kontaktuar partnerë potencialë për të krijuar një program trajnimi që do të nxiste kreativitetin në grup moshat përkatëse në dy drejtime. Drejtimi i parë ishte mësimi i teknikave digjitale për krijimin e videove dhe tregimeve nga studentët përmes metodës stop-motion, ndërsa i dyti u fokusua në rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve për tema të caktuara duke adresuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm përmes tregimit vizual. Ekipi i DokuFest pranoi ekspertizë teknike nga AMAM Studio të cilët ishin kontraktuar për të zhvilluar trajnime në formë kampi, çdo fundjavë në Prizren me shkollat e interesuara. Ky kamp u fokusua në krijimin e video materialeve që trajtojnë njërën nga temat e Zhvillimit të Qëndrueshëm: SDG4 Arsim cilësor, SDG 10: Zvogëlimi i pabarazive, SDG 11: Qytetet dhe Komunitetet të Qëndrueshme dhe SDG 13: Veprim për Klimën.
Kampi (në formën e “Shkollës Verore”) u zhvillua në pesë fundjavë radhazi, me pjesëmarrjen aktive të 17 shkollave kampione, ku morën pjesë 87 nxënës dhe 19 mësues gjithsej. Gjatë dy ditëve të kampit, studentët fituan aftësitë dhe teknikat e nevojshme për të krijuar një video-historie të ndërtuar rreth një strukture narrative të mesazhit që duan të transmetojnë. Si pjesë e pjesës ndërkulturore të programit, ekipi i projektit lehtësoi një vizitë në Kalanë e Prizrenit dhe ofroi një përvojë ekskluzive të shfaqjes së filmit në një kinema lokale që ka një sistem unik tingulli dhe vizual. Të gjitha këto mësime të nxjerra më pas kalojnë në punën finale që po ekspozohet në 7 komuna, atë të Gjilanit, Gjakovës, Prishtinës, Prizrenit, Obiliqit, Shtimes dhe Podujevës, e cila u pasua me një koktej. Ekspozita u mbajt në 8 lokacione të ndryshme, ku gjithsej ishin rreth 300 pjesëmarrës.