DIGITAL MEDIA CLUBS

Shkollat fituese

Projekti “Klubet Digjitale të Medias” ka filluar me 1 Shtator 2019 dhe ka zgjatur deri më 30 Janar 2020. Projekti u dedikohet 20 shkollave kampione të përzgjedhura nga GIZ në 7 komuna të Kosovës.

Në fund te këtij projekti është organizuar një garë në 5 kategori: Fotografi, Video, Ese, Mësim dhe Gazetë. Më poshtë i gjeni të bashkangjitur fituesit e kësaj gare:

FOTOGRAFI

Fotografi / Fituesi: SHFMU “Ibrahim Rugova” - Obiliq 

Fotografi / Mirënjohje: SHFMU “Xheladin Rekaliu” - Podujevë 

VIDEO

Video / Fituesi: SHFMU “Emin Duraku” - Gjakovë - Unë jam Ti, Stop Bullizmit 

Video / Mirënjohje: “Shkolla e Gjelbër” Ripërtrirja e energjisë elektrike 

 

ESE

Ese / Fituesi: SHFMU “Zef Lush Marku” - Brekoc - “Një ditë në shekullin 21” - Elena KomaniNJË DITË NË SHEKULLIN XXI Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Të burgosur në shpirt janë ata që bota virtuale i ka pshtuar, dëshira për të qenë te parët. Duke parë e duke mos ditur se si është realiteti njerzit kanë ndryshuar mënyrën e jetesës. Të gjithë jetojnë për interesat e tyre e askush nuk ta zgjatë dorën as për më të voglën nevojë. Një mëngjes i ri, ca ushqim në tryezë, një veshëmbathje dhe mbi të gjitha një shëndet i mirë janë madhështia e kësaj bote, por këto e kanë humbur vlerën në gjëra të parëndësishme, këto tani duken si diçka e zakonshme por vetëm humbja e tyre të bën ta kuptosh se sa të rëndësishme janë. Të kërkosh dashuri dhe sinqeritet tani më quhet qesharake. E askush mbi këtë botë nuk është ashtu siç duket, sepse shpirtërat e butë janë shndërruar në egërsira të etuara për gjëra te kalbura, dhe fytyrat janë dyfishuar, e kjo të bën ta humbasësh besimin edhe në njerëzit e pafajshem e në ata që vlera shpirtërore e morale ka rëndësi primare në jetë. Të mbesësh i njëjti ndër vite është një madhështi. Këto vite kalimtare po ecin e njerëzit po ndryshojnë me to. Asgjë nuk po mbetet e njëjtë në këtë botë të errët. Ngjyrat kanë humbur. As premtimet s'po mbesin, po zhduken në humnerën e padrejtësisë. Dritat jan fikur qysh atëherë kur filluam të ecim përpara. Disa prej nesh lumturia u buron në shpirt, e të tjerëve në atë që shohin e zotërojnë, ata nuk e vlerësojnë atë që e ndjejnë. Të gjithë kanë mjaftueshëm për vete por asnjëherë për të tjerët. Për ata që nata i zë duke mos ditur që çfarë i pret nesër, nëse do të kenë bukë në tavolinë apo jo. Për ata që mëngjesi është një shpresë e re ata janë njerëzit më të pastër në botë. Ata i japin bukuri kësaj jetë që ka kaluar në monotoni. Prandaj jepni dashuri sepse dashuri do të merrni. Bota po përmbyset nga ujrat e lakmisë, por ne do ta luftojmë këtë përmbysje me anijet e lakmisë për dituri e jo vetëm për pasuri, sepse pasuria vdes por jo edhe shpirti..." Ese / Mirënjohje: SHFMU “Nazim Gafuri” - Prishtinë - TË JESH I VETËDIJSHËM - Eurona AhmetiTË JESH I VETËDIJSHËM... Jetojmë në një botë plot e përplot sfida, në një botë me mendime të paqarta e pyetje pa përgjigje, në një botë me plot të papritura pasi që vetë jeta është një det i thellë e që brenda asaj thellësie nuk e dimë çfarë ka e çfarë na pret. Prandaj për këtë duhet ta kemi mendjen dhe të jemi të vetëdijshëm për gjithë këto të pa pritura, për gjithë këto pyetje pa përgjigje, për gjithë atë det në të cilin jemi lundërtar, të jemi gati të presim furtunat e jetës, zemërimin e detit e dallgët të cilat na përplasin sa andej, sa këtej... Dinamizmi që sot e ka përfshirë botën,erërat e ndryshme që ndërrojnë kahjen papritur shtojnë rreziqet për një jetë të qetë, e ne jemi ata që duhet të mbajmë fort timonin e anijes tonë në detin e hapur, tu bëjmë ballë erërave, rrebesheve e dallgëve që do të na sfidojnë pothuajse në çdo hap të jetës... Duhet të jesh i vetëdijshëm se ti je drejtuesi i anijes tënde, duhet të jesh i vetëdijshëm që nuk mund të akuzosh erërat, dallgët e as rrebeshet që perplasen në anijen tënde, sepse ato janë fenomene që i ka deti. Por, ti duhet ta dish që pergjegjësia është e jotja, humbja ose suksesi varet nga ti, andaj bëhu i fortë, bëhu i vetëdijshëm, kupto, mëso, qëndro, sfido, lufto dhe në fund fito...!”

MËSIMI

Mësimi / Fituesi: SHFMU “Enver Maloku” - Podujevë - Mjedisi dhe Ekonomia 

Mësimi / Mirënjohje: SHFMU “Asim Vokshi” - Prishtinë - Sistemi Diellor 

Mësimi / Mirënjohje: SHFMU “Zekeria Rexha” - Gjakovë - Qarku Elektrik 

 

GAZETA

Gazeta / Fituesi: SHFMU “Zekeria Rexha” - Gjakovë - Marigona Shfleto gazetën fituese Gazeta / Mirënjohje: SHFMU “Selman Riza” - Gjakovë - Buletini Informativ Shfleto buletinin informativ

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."