Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR OFERTUES – ZHVILLIMI I STRATEGJISË

Jemi duke kërkuar një këshilltar të planifikimit strategjik për komunikim, monitorim dhe vlerësim.

DokuFest po kërkon shërbimet e një konsulenti të planifikimit strategjik për të shqyrtuar analizën e drejtimit të organizatës tonë dhe një plan për komunikim, monitorim dhe vlerësim. Qëllimi i kësaj konsulence është të mbështesë dhe udhëheqë stafin, partnerët dhe bordin tonë përmes planifikimit të qëllimshëm ose ndërtimit të metodave për të arritur një qëllim të caktuar, qoftë ai me partnerët kryesorë, financuesit apo palët e tjera të interesuara. Rezultati thelbësor është një plan strategjik pesëvjeçar për periudhën 2023-2028. 

Kjo përfshin vlerësimin e “Teorisë së Ndryshimit” të përdorur nga DokuFest dhe ekzaminimin se si ato shërbejnë për të përmbushur misionin e DokuFest. Informacionet dhe kërkesat e detajuara mund t'i gjeni KËTU. Aplikimi juaj duhet të dërgohet në [email protected], me emrin tuaj dhe 'Planifikimi Strategjik' të shkruar në 'subjektin' e e-mailit, përpara datës 31 tetor 2022.

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë