Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Charlie Chaplin në 4K – Një shekull i The Gold Rush

100 vjet më parë, Charlie Chaplin i dha botës filmin The Gold Rush.

Më 26 qershor 2025, DokuFest dhe Kinemaja Lumbardhi i bashkohen një iniciative globale për ta rikthyer këtë klasik në ekranin e madh, në një version të restauruar në 4K, saktësisht një shekull pas premierës së tij të parë.
Për herë të parë, mbi 250 kinema në 70 vende të botës do ta shfaqin filmin në të njëjtën ditë, bashkë me ta edhe DokuFesti në Prizren.

Ky bashkëpunim mes dy hapësirave të rëndësishme kulturore në Prizren synon të sjellë njerëzit së bashku për të festuar magjinë e kinemasë dhe një nga krijuesit më të dashur të saj.
The Gold Rush është Chaplini në kulmin e tij: plot humor, ndjeshmëri dhe momente të paharrueshme. Filmi ndjek personazhin e famshëm Tramp në një aventurë drejt Klondikut të ngrirë në kërkim të arit, ku përjeton uri, miqësi dhe skena legjendare si “Vallja e Bukëve.”

Restaurimi i këtij filmi na afron më shumë se kurrë me versionin e parë të vitit 1925, falë punës së kujdesshme të arkivistëve dhe dashamirësve të filmit në mbarë botën.
Shfaqja do të mbahet të enjten, më 26 qershor 2025, duke filluar nga ora 20:00, në ambient të hapur te Plato. Në rast shiu, ngjarja do të zhvendoset brenda në DokuKino.

Shfaqja e filmit është falas dhe e hapur për të gjithë.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."