Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR APLIKIM - FILMI NË MËSIMDHËNIE

Në përpjekjen tonë të palodhur për të aplikuar metoda inovative të mësimdhënies nëpërmjet përdorimit të filmit në arsim, ne po vijmë tek ju me një punëtori tjetër të mësimdhënësve, që do të mbahet nga 4 deri më 5 qershor, në Prizren. Punëtoria vlen për mësimdhënësit e gjuhëve dhe komunikimit, arteve, shoqërisë dhe mjedisit dhe kurset e edukimit qytetar të niveleve 5 dhe 6 (klasat X-XII). Nëse je mësimdhënës i fushave kurrikulare të përmendura mësipër dhe dëshironi të maksimizoni rezultatet të nxënit nëpërmjet aplikimit të mediumit të jashtëzakonshëm të filmit si pjesë e programit tuaj mësimor të klasës, ne ju inkurajojmë të aplikojmë deri më 27 maj, mesnatë.

Çfarë përfshin punëtoria?

Punëtoria ka si objektiv të përmirësojë arsimin duke trainuar mësuesit e shkollave të mesme anembanë Kosovës mbi mënyrën e përfshirjes të filmit në programin e tyre të klasës së bashku me metodat tradicionale. Punëtoritë janë pjesë e programit arsimor të DokuFest, i implementuar nga programi i DokuLab që ofron materiale didaktike kryesisht përmes burimit të hapur - Bibliotekës Digjitale të Mësuesit. Këto materiale didaktike përfshijnë tema të tilla: Dhuna me Bazë Gjinore, Të Drejtat e Njeriut dhe Promovimi i Vlerave Demokratike e Mediatike, Parandalimi i Radikalizimit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm, Arsimi Përfshirës për të Kthyerit dhe Komunitetet e Margjinalizuara. Edukimi mbi temat e përmendura më sipër siguron një kuptim më të thellë të çështjeve komplekse dhe promovimin e shumë nevojshëm të zhvillimit shoqëror. Përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet përmes vlerësimit të aplikacionit. Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 27 maj 2022 përmes formës në vijim: APLIKO KËTU Ky aktivitet në kuadër të projektit ‘Shkolla dhe Dokumentari’, është i mbështetur nga ‘National Endowment for Democracy’ (NED).

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor