Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE E HAPUR: FUTURE IS HERE XII

DokuFest fton nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë të aplikojnë për kampin tonë të ardhshëm dimëror. Kjo iniciativë është pjesë e gjeneratës së XII të shkollës sonë të njohur të filmit dokumentar, e planifikuar të zhvillohet gjatë pushimeve dimërore shkollore prej 14 deri më 20 janar 2024 në Prizren.

Duke iu bashkuar këtij programi, nxënësit do të fitojnë njohuri gjithëpërfshirëse në procesin e krijimit të filmit. Ata do të eksplorojnë teknikat e filmbërjes, do të mësojnë të përdorin pajisje filmi dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me ekspertë nga industria e filmit. Për më shumë se një dekadë, "FUTURE IS HERE" ka fuqizuar zërat e rinj, duke ofruar një platformë për vetë-shprehje, duke dhënë njohuri mbi mënyrat e filmbërjes dhe duke i udhëhequr nxënësit në strukturimin e rrëfimeve bindëse dokumentare. Pjesëmarrësit do të kalojnë një sërë trajnimesh, duke përfshirë ligjerata mbi realizimin e filmave, shfaqje të dokumentarëve të kuruar, të përshtatura për studentët dhe trajnime praktike në përdorimin pajisjeve filmike. Misioni ynë me këtë shkollë është i dyfishtë: të sjellim përvojat e rinisë së Kosovës duke i shndërruar ato në tregime vizuale dhe të fuqizojmë themelet e kinematografisë sonë, veçanërisht në fusha si montazhi, dizajni i zërit dhe postproduksioni. Nxënësit e kaluar kanë prodhuar filma që thellohen në narrativat personale dhe shoqërore, si dhe eksplorimet e nënkulturës. Këta filma kanë udhëtuar në festivale të shumta ndërkombëtare të filmit, duke lejuar audiencën globale të vlerësojë këto tregime lokale të talentëve të rinjë. Filmat e përzgjedhur do të debutojnë në edicionin e 23-të të DokuFest, në gusht 2024.

KRITERET

—Nxënësit e interesuar duhet të jenë në shkollë të mesme. —Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM

—16 NËNTOR, 2023

KUADRI KOHOR I KAMPIT

—Një javë, gjatë pushimit dimëror. APLIKO | APLICIRAJ | BAŞVUR | APPLY | APLIKIPE Kjo nismë e shkollës së filmit dokumentar është një segment i projektit ‘Shkolla dhe Filmi Dokumentar’, i mbështetur bujarisht nga National Endowment for Democracy, me një vizion për të mbrojtur vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut përmes mediumit të filmit.

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."