Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Thirrje për Aplikim: Re:Connect 2026

Re:Connect 2026: Eksplorimi i Identitetit përmes filmbërjes bashkëpunuese - Një projekt bashkëpunimi rinor Kosovë-Zvicër nga DokuFest (Kosovë) dhe Kino Kosova (Zvicër), i financuar nga Movetia dhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Ambasadës Zvicerane në Kosovë.

A jetoni në Zvicër apo Kosovë dhe dëshironi të eksploroni identitetin, përkatësinë dhe diversitetin kulturor përmes filmit dokumentar?

A jeni 18-25 vjeç?

Re:Connect bashkon të ringj nga Zvicra dhe Kosova për një residence dyjavore në Prizren, ku do të punojnë në ekipe të përziera për të eksploruar identitetin kulturor përmes filmbërjes kreative dokumentare bashkëpunuese.  

Re:Connect është një program filmbërjeje bashkëpunuese që ofron një përvojë unike dhe praktike të të mësuarit në tregimin dokumentar. Përmes një kombinimi punëtorish, ligjeratash dhe punës në grupe, pjesëmarrësit do të trajtojnë tema si identiteti, trashëgimia e përbashkët, të drejtat e njeriut dhe diversiteti kulturor. Ata do të fitojnë aftësi praktike në tregim, kinematografi, zë, montazh dhe filmbërje etike.  

Programi do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Çfarë përfshihet?

Pjesëmarrja në Re:Connect është falas.

Të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit mbulohen plotësisht për pjesëmarrësit e përzgjedhur.

Inkurajojmë aplikimet nga individë të të gjitha prejardhjeve, veçanërisht nga komunitetet e margjinalizuara ose të nënpërfaqësuara.  

Kush mund të aplikojë?

Po kërkojmë:

Të rinj të moshës 18-25 vjeç,

Nga Kosova ose Zvicra,

Kureshtarë për rrënjët e tyre dhe të hapur ndaj të mësuarit kreativ e bashkëpunues,

Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në filmbërje – mjafton pasioni dhe këndvështrimi juaj.

Çfarë të prisni?

Punëtori dy-javore filmbërjeje në Prizren nga 24 prill deri më 8 maj 2026,

Mentorim nga filmbërës me përvojë nga Kosova, rajoni i Ballkanit dhe Evropa,

Krijim bashkëpunues i filmave të shkurtër dokumentarë,

Eksperiencë e thelluar kulturore dhe miqësi të reja,

Premierë e filmit tuaj në DokuFest 2026 dhe Kino Kosova Bern 2026.

Si të aplikoni?

Plotësoni formularin e aplikimit këtu: ReConnect 2026 FORMË APLIKIMI.

Afati i fundit: 19 Prill 2026

Financuar nga Movetia.  

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."