Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Storytelling for Trust-Building and Reconciliation

DokuFest hap dyert për diçka të re dhe ajo fillon me ju. Nëse jeni prej moshës 18 deri në moshën 25 vjeçare dhe i doni tregimet, për njerëzit, që kërkojnë të kuptojnë gjërat pak më mirë - ky mund të jetë rast për ju.

“Storytelling for Trust-Building and Reconciliation” bashkon të rinjtë nga komunitetet e ndryshme përreth gjithë Kosovës për tu takuar, biseduar, krijuar dhe kuptuar gjërat bashkë. Jo në teori, por duke përdorur filmin si mjet dhe për të bërë filma. 

Ju do të punoni në grupe të vogla, do të ndani përvojat, dëgjoni të tjerët dhe të gjitha këto t'i bëni tregime të shkurtëra që japin ndjesinë e së vërtetës. Tregime që nuk tregohen zakonisht. Tregime që njerëzit zakonisht nuk i dëgjojnë, por është dashur t'i dëgjojnë. 

Ju nuk duhet të keni ndonjë aftësi të veçantë apo përvojë. Shumica e njerëzve nuk e kanë. Do të mësoni bashkë, me filmbërës dhe mentorë që janë aty për t'ju ndihmuar. Gjithçka është praktike, e vërtetë dhe do t'i mësoni gjërat duke i bërë ato. 

Kampi i “Storytelling for Trust-Building and Reconciliation” mbahet në fillim të qershorit 2026 dhe është intensiv në kuptim pozitiv - me ide të ndryshme, xhirime, editime dhe shumë bashkëpunime.

Pastaj në gusht të këtij viti, krijimi juaj do të shfaqet në edicionin e 25-të të DokuFest-it në ekran të madh në njërën nga kinematë.

Për të aplikuar, ju lutemi ta plotësoni njërin nga formularët e mëposhtëm: 

ENG: Application Form – Storytelling for Trust-Building and Reconciliation – Fill out form

ALB: Formë Aplikimi - Storytelling for Trust-Building and Reconciliation – Fill out form

SRB: Poziv za prijave - Storytelling for Trust-Building and Reconciliation – Fill out form

TUR: Değerlendirme Formu - "Storytelling for Trust-Building and Reconciliation" – Fill out form

ROM: Apliciaki Forma – "Storytelling for Trust-Building and Reconciliation" – Fill out form

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."