Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

“STORIES WE TELL”: ARTI, RINIA DHE NDRYSHIMET SOCIALE!

“Stories We Tell” është një projekt ambicioz i krijuar për të bashkuar komunitetet përmes mediumeve të fuqishme të artit dhe tregimit.

Me pjesëmarrjen e 18 të rinjve nga komunitete të ndryshme të Kosovës, DokuFest filloi një eksplorim njëjavor për të zbuluar sesi arti mund të përdoret për të nxjerrë në dritë historitë e patreguara, shpesh shqetësuese që mbeten në mendjet e të rinjve tanë. Nga Prizreni deri në Prishtinë, kjo punëtori na çoi në një udhëtim transformues ku pjesëmarrësit dëshmuan fillimisht kryqëzimin e artit, tregimit dhe aktivizmit, duke u fokusuar në diskutime rreth projektit, artit dhe shkëmbimit të mesazheve sociale në mënyrë kreative. Me ndihmën e aktiviteteve tjera, pjesëmarrësit mësuan për trashëgiminë e pasur kulturore të Kosovës, si dhe për format moderne të shprehjes si animacioni dhe video arti. Për më tepër, vizitat në organizatat si Fondacioni17 dhe Kosova 2.0 siguruan njohuri mbi qasjet alternative ndaj gazetarisë dhe angazhimit të komunitetit, duke fituar një kuptim më të thellë të rëndësisë së tregimit me synimin që të ndikojnë në ndryshime sociale dhe të përforcojnë zërat e margjinalizuar. Vizitat që theksuan fuqinë transformuese të krijimtarisë në ndërtimin e një komuniteti paqësor dhe të qëndrueshëm i lejuan pjesëmarrësit të eksploronin rolin e artit dhe kulturës duke nxitur përfshirjen në rajonet pas konfliktit. Gjatë kësaj jave pjesëmarrësit patën mundësinë të reflektojnë mbi përvojat e tyre dhe të ndajnë historitë e tyre. Në intervista individuale, ata iu përgjigjën katër pyetjeve, në të cilat ne vumë re diversitetin, sfidat dhe ngjashmëritë që të gjithë ndajnë pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia dhe edukimi. Në përgjithësi, projekti Stories We Tell” nënvizoi nevojën thelbësore për pasurimin kulturor dhe fuqizimin e të rinjve duke përdorur artin dhe tregimin si një mënyrë për të nxitur ndjeshmërinë, mirëkuptimin dhe bashkimin e komuniteteve të ndryshme. Duke përforcuar zërat e margjinalizuar dhe duke hedhur dritë mbi narrativat e patreguara, projekti synon të frymëzojë më tej ndryshime pozitive sociale dhe të promovojë një shoqëri më të bashkuar në Kosovë dhe më gjerë.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."