Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

DOKUFEST & HLC: Thirrje për Mësimdhënës

DokuFest, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, përmes projektit “Beyond Silence – Empowering Voices for Justice and Memory” (“Përtej Heshtjes – Fuqizimi i Zërave për Drejtësi dhe Kujtesë”), organizon tre punëtori një ditore. Qëllimi i këtyre punëtorive është të mbështesë mësimdhënësit në ngritjen e vetëdijes për çështjet që lidhen me konfliktet, të promovojë mirëkuptimin dhe dialogun nëpër klasa, si dhe të ofrojë mbështetje për nxënësit dhe komunitetet e prekura nga konfliktet e së kaluarës. Përmes edukimit, synojmë të forcojmë qasjen në drejtësi, të nxisim empatinë dhe të kontribuojmë në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në gjithë Kosovën dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.

Punëtoritë janë të dizajnuara për të fuqizuar mësimdhënësit me aftësi dhe mjete të nevojshme për të nxitur të menduarit kritik, për të promovuar dialogun dhe për të mbështetur procesin e shërimit në klasa të prekura nga konfliktet e së kaluarës. Ato kombinojnë parimet e edukimit medial dhe informativ me qëllimet e edukimit për paqe dhe drejtësi tranzicionale.

Mësimdhënësit do të forcojnë aftësitë e tyre për t’i udhëhequr nxënësit në vlerësimin e besueshmërisë së informacionit, verifikimin e fakteve dhe orientimin në narrativat mediatike, veçanërisht ato që lidhen me konfliktin, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Punëtoritë do të theksojnë rëndësinë e të nxënit gjatë gjithë jetës dhe kompetencat digjitale, duke i pajisur mësimdhënësit me njohuri për të krijuar mjedise mësimore të informuara, gjithëpërfshirëse dhe empatike.

Ftojmë Mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta që ligjerojnë lëndë shoqërore dhe lëndë shkencore (klasat X-XII) të aplikojnë në thirrjen tonë dhe ju informojmë që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Programi do të ofrojë trajnim për 50 mësimdhënës nga 12 komuna të Kosovës, të ndarë në tri punëtori njëdtiore, secila me nga 16 pjesëmarrës. Punëtoritë organizohen në Prishtinë, më 15, 16 dhe 23 nëntor 2025. Punëtoritë do të mbahen në gjuhën shqipe, me përkthim simultan në gjuhën serbe dhe të gjitha shpenzimet mbulohen nga organizata.

Ju lutem aplikoni deri më 27 tetor 2025, duke përdorur formularin më poshtë.  

FORMULARI: https://forms.office.com/r/GCeQEYGwvV 

Aktiviteti është bërë i mundur me ndihmën e projektit rajonal Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i  Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani