Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

SHFAQJET E FILMAVE NËPËR SHKOLLA

Departamenti i DokuLab ka organizuar 14 shfaqje në 12 Shkolla të Mesme në gjithë Kosovën, ku morrën pjesë mbi 450 nxënës. Në këto 12 shkolla ne trajtuam përmes filmit temat e: të drejtave të njeriut, ndryshimeve klimatike, çështjeve gjinore, radikalizimit, parandalimit të përdorimit të substancave narkotike dhe edukimit mediatik.

Diskutuam për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, parandalimin e përdorimit të substancave narkotike, radikalizimin dhe organizuam sesione për edukimin mediatik. Ne kemi përdorur filmat e prodhuar përgjatë projekteve të DokuFest "Filmi dhe Mediat Faktike" financuar nga KCSF - skema e Luksemburgut dhe "Shkolla dhe filmi dokumentar" financuar nga NED. DokuFest gjithashtu ka siguruar filma edhe nga bashkëpunimi me "Why Foundation" nga Danimarka. Përveç shfaqjeve të fimlave, DokuFest ka prezantuar edhe Kinemanë Solare udhëtuese si dhe ka folur me nxënës për energjitë e ripërtrishme. Kur përdorim energji diellore, ne nuk do të përdorim burimet energjetike të tokës si qymyri ose nafta. Kjo e bën fuqinë solare një burim të ripërtritshëm të energjisë. Energjia solare është energjia e së ardhmes sonë, prandaj të gjithë përfitojmë nëse gjeneratave të reja i mësojmë për dobitë e këtij burimi energjetik. Programi i parandalimit të përdorimit të substancave narkotike, gjatë diskutimit me Eroll Shportën pas shfaqjes së filmit dokumentar. Programi i ndryshimeve klimatike, diskutimi pas shfaqjes për lëndët djegëse fosile Programi i barazisë gjinore Shfaqja e filmit të shkurtër Waste - Konsumatori dhe Degradimi i Ambientit Programi edukativ për fëmijë - si funksionon energjia diellore

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."