Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

PROGRAM MENTORIMI PËR STUDENTËT PASUNIVERSITARË

DokuFesti dhe Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi që do t’ju mundësojë studentëve të ngriten profesionalisht, të hulumtojnë dhe të bëhen pjesë e projekteve të departamentit tonë edukativ.

DokuFest zhvilloi sesionin e parë informues për studentët pasuniversitarë të psikologjisë në Universitetin e Prishtinës si pjesë e një programi mentorimi për përdorimin e filmit në mësimdhënie. DokuFesti dhe Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi që do t’ju mundësojë studentëve të ngriten profesionalisht, të hulumtojnë dhe të bëhen pjesë e projekteve të departamentit tonë edukativ. Përmes këtij bashkëpunimi, studentët e psikologjisë jo vetëm që do të përfitojnë mundësinë për punë praktike në DokuFest por gjithashtu një mundësi për t’u udhëhequr dhe mbikëqyrur nga mentor profesionist. Sesioni i parë do të organizohet në bashkëpunim me Prof. Ass. Kaltrina Kelmendi PhD dhe studentë të cilët dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht përmes programit të punës praktike në DokuFest dhe Departamentit të Psikologjisë. Eroll Bilibani dhe Malbora Krajku, prezantuan programin edukativ të DokuFest i cili shfrytëzon metodat audio-vizuale në klasë duke përdorur filmat dokumentar si mjet në mësimdhënie, si dhe programin edukativ të filmit që fasciliton krijimin e filmave originale nga studentët për tema sociale dhe të drejtave të njeriut. Programi i punës praktike do të filloj në muajin janar nëpëmjet mentorimit virtual dhe fizik për studentët pjesëmarrës. Mentorët e DokuFest përfshijnë Erollin dhe Malborën të cilët do të shoqërohen nga bashkëpunëtorët e DokuFest, Jeta Rexha, nga shkolla e mesme ‘Hajdar Dushi’ në Gjakovë dhe Sabina Dishallari, nga shkolla e mesme ‘Gjon Buzuku’ në Prizren.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor