Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

MËSUESIT PËR MËSUESIT DREJT ‘MËSUESVE TË SË NESËRMES’

Në përpjekjen tonë për të aplikuar metoda inovative të mësimdhënies në shkollat ​​e Kosovës për rezultate optimale arsimore në ngritjen e vetëdijes sociale tek të rinjtë, Dy të shtunave që lam pas, mbajtëm puntorinë tonë në kuadër të projektit ‘Shkolla dhe filmi dokumentar’. Mësuesit ishin ata që mundësuan suksesin e kësaj puntorie, pasi që moduli i puntorive fokusohet në vetë-qëndrueshmërinë, duke i lejuar mësuesit të mësojnë përmes njëri-tjetrin, pa ndërhyrje të jashtme. Sesionet e trajnimit si praktike ashtu dhe teorike kanë si fokus trajnimin mbi mekanizmat si zhvillimi i pikave të diskutimit, krijimi i fletëve të punës, përdorjen e bibloketën tonë digjitale, e cila përmban mbi 170 filma dokumentar etj që shoqërorjn shfaqjen e filmave ne klasë. Trajnimet u udhëhoqen nga mësues që ishin pjesëmarrës në puntoritë e kaluara. Mësuesit që tani punojnë si fasilitator të puntorive u përzgjodhën si trajnues pasi që dëshmuan se kane inkuadruar me sukses filmin dokumentar në klasat e tyre, pas mbikëqyrjes së DokuFest. Gjithsej 33 mësues nga 55 aplikantët u përzgjodhën për të marrë pjesë në punëtori. Ne ishim të lumtur që ata vinin nga qytete të ndryshme (Vushtrri, Ferizaj, Gjilan, Kacanik, Klinë, Obiliq, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Malishevë, këtë her edhe nga Tirana), dhe degë të ndryshme (Letërsi shqipe, anglisht, gjermanisht, gjuhë italiane, psikologji, sociologji, filozofi, edukim qytetar, art figurativ, lëndë ekonomike, lëndë mjekësore dhe gjeografi). Këtë herë projekti solli partnerë të rinj të cilët ishin të pranishëm edhe gjatë punëtorive. Pas realizimit të suksesshëm të projektit me partnerët tanë malazezë, “Underhill Fest”, në Podgoricë, tani kemi vazhduar partneritetin me Festivalin e Filmit të Shkurtër në Korçë, ku do të realizohet i njëjti modul – trajnime dhe shkëmbim mes mësuesve Kosovarë dhe Shqiptar, mbi inkuadrimin e filmit dokumentar, strukturimin e një ‘fletë pune’ , duke zgjeruar qasjen e lirë në 'Bibliotekën Dixhitale të Mësuesit' e cila ofron mbi 150 dokumentarë të shkurtër. Në përfundim të trajnimit të mësimdhënësve për këtë muaj, presim me padurim puntoritë që do të mbahen në vijim. Kësaj rradhe, me fokus në edukimin mediatik, përkatësisht në parandalimin e radikalizimit përmes mediave, në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor