Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

FILMBËRËSIT E RINJË TË DOKUFEST UDHËTUAN NË FESTIVALIN E FILMIT ‘SLOBODNA ZONA’

Filmbërësit e kampeve ‘Future is Here’ dhe ‘Human Rights Filmmaking Workshop’, shfaqën filmat e tyre për audiencën e festivalit të filmit ‘Slobodna Zona’, këtë javë.

Më 6 nëntor, pjesëmarrësit e tre programeve të DokuFest u nisën për në Beograd, për Festivalin e Filmit Slobodna Zona (Zonë e Lirë) në Beograd. Të ftuar ishin gjenerata e fundit e flmbërësve të rinj nga programet tona të filmit ‘Future is Here’ (E ardhmja është këtu) dhe ‘Human Rights Filmmaking Workshop’ (Punëtoria e Filmbërjes për të Drejtat e Njeriut) për të shfaqur dhe folur për filmat e tyre, që janë realizuar gjatë këtyre programeve. Në kuadër të hapjes së ekspozitës ‘How Do I See You?’ ('Si të shoh?’) më 7 nëntor, në festival, ishin po ashtu të pranishëm pjesëmarrësit e kampeve ndërkulturore të projektit ‘How Do I See You?’. Programi i mbështetur nga, OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) , 'Punëtoria e Filmit për të Drejtat e Njeriut' është pjesë e ‘Programit të Edukimit të Filmit’ të DokuFest, që ofron mjete dhe njohuri për tregimtarët e rinj që janë të interesuar në krijimin e filmave dokumentarë kreativ mbi temat e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike. Filmat e shfaqur nga kampi u realizuan nga marsi deri në prill të vitit 2022, nga një grup i të rinjëve nga mosha 18 deri në 25 vjeç nga zonat gjeografike të mbuluara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi. Ne ishim të lumtur të shfaqnim për publikun në Beograd, 6 filmat e mëposhtëm, më 7 nëntor: 'Blossmos Inverted', 'Found-Out, 'Dashni?', ‘Nights’, ‘Sigurtë’. Shfaqjet u pasuan nga një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me pesë regjisorët e pranishëm, ku ata diskutuan procesin e krijimit të një filmi, temat që ata eksplorojnë si dhe ambiciet e tyre sa i përket filmit. Kampi që mbështet tregimtarët e rinj për 10 breza, ‘E ardhmja është këtu’, përfshin mësime fizike dhe aktivitete të ndjekura nga master-klasa virtuale dhe leksione nga profesionistë ndërkombëtarë të filmit, dhe mbështetet nga NED (National Endowment for Democracy). Filmat 'E ardhmja është këtu' të shfaqura në 'Slobodna Zona Film Festival', përfshinin 8 filmat e realizuar nga nxënësit e shkollave të mesme, të cilët morën pjesë në kamp, ​​nga dhjetori 2021 deri në shkurt 2022. Filmat u pasuan nga një seancë pyetje dhe përgjigje me një nga kineastët e pranishëm; bashkëdrejtori i ‘Romancë burgu’. Filmat e shfaqur më 8 nëntor ishin: ‘200 Gjaqe’, ‘Dedi’, ‘Muzika e dreqit', ‘Romancë burgu', ‘Arti i të shëruarit’ dhe ‘Veç edhe njo’. Ky grant financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga DokuFest dhe Fondacioni B92

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."