Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

EDUKIMI MEDIATIK PËR MËSIMDHËNËS

Ka qenë një fundjavë e mbushur me plot ngjarje ne DokuFest, pasi që mbajtëm Punëtorinë për Mësimdhënësit mbi Edukimin në Media, nga 6 deri më 8 maj, në bashkëpunim me OSBE-në. Ju kthyem mësueseve të Kosovës të fushave kurrikulare të Gjuhës dhe Komunikimit, Arteve, Shoqërisë dhe Mjedisit dhe Edukatës Qytetare, të nivelit 5 dhe 6 (klasat X-XII), për herë të dytë me puntorinë mbi Edukimimin Mediatik. Punëtoria kishte të bënte veçanërisht me përdorimin e mjeteve audio-vizuele dhe edukimit mediatik, gjatë procesit mësimor, duke përfshirë trajnime se si të integrohen filmat dokumentarë në mësimdhënie, si dhe mjete të tjera të edukimit dhe informacionit mediatik si pjesë e kurrikulës së tyre mësimore. Punëtoria u fokusua shumë në zhvillimin e praktikave të shëndetshme në mënyrën se si ata angazhohen me median, mënyrat për të vlerësuar besueshmërinë e informacionit, të menduarit kritik, të menduarit analitik, mësimin elektronik dhe aftësinë për të përdorur teknologji të reja digjitale. Ne e bëmë këtë përmes ndihmës së disa prej profesionistëve të njohur të mediave të Kosovës: Malborë Krajku dhe Eroll Bilibani nga DokuFest, të cilët folën për metodologjinë e programit të DokuLab: Filmi në Edukim dhe Format e komunikimit përmes Filmit, respektivisht; Muhamet Jahiri, profesor në Universitetin e Prishtinës, i cili foli për Edukimin në Media: Aftësitë në Epokën Digjitale; Alban Zeneli, njëherësh profesor në Universitetin e Prishtinës, foli për Çrregullimin e Informacionit dhe Dezinformimin; Besa Luci e Kosovo 2.0 e cila ligjëroi për Mendimin Kritik dhe Edukimin në Media; dhe Shqipe Gjocaj specialiste gjinore e pavarur, foli për temën mbi Edukimin Mediatik me Perspektivë Gjinore. Bisedimet u strukturuan në një mënyrë për të nxitur diskutimin mes mësimdhënësve, pasi ne donim që ata të reflektonin mbi përvojat e tyre personale. Përmes departamentit të edukimit - DokuLab, DokuFest është akredituar nga MASHT-i në ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve për përdorimin e mjeteve audiovizuale në procesin e mësimdhënies. DokuLab ofron gjithashtu një numër të konsiderueshëm dokumentarësh dhe materialesh didaktike përmes Bibliotekës Digjitale të Mësimdhënësve. Të gjitha materialet arsimore janë të lidhura me Kornizën Kurrikulare për Arsimin Parauniversitar dhe u ofrohen mësuesve si një platformë me kod të hapur, krijuar posaçërisht për këtë qëllim.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."