Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

E PËRMBYLLËM SHKOLLËN VERORE NË KUADËR TE PROJEKTIT KIST

Jemi shumë të lumtur për shkollën verore, e cila përfundoi të jetë një sukses. Filloi më 25 korrik 2022, si projekt nismëtar në kuadër të KIST dhe u mbajt në Innovation Training Park (ITP) për 4 ditë, ku nxënësve dhe mësuesve iu dha mundësia të vlerësonin konceptet që lidhen me edukimin dixhital në mënyrë që ata të përgatiteshin se si të përballen me informacione dhe lajme të rreme. Falë pjesëmarrësve tanë entuziastë, moderatorët, Alban Zeneli, Valon Canhasi, Zgjim Terziqi dhe Martina Kabashi përfunduan ligjerimin me një buzëqeshje të madhe në fytyrat e tyre. Krijimi i animacioneve stop-motion ishte një nga disa aktivitete edukative të planifikuara për shkollën verore që do të ndikojë në rritjen personale dhe profesionale të nxënësve. Njohuritë e tyre për përdorimin e platformave digjitale do t’i plotësojnë me shkathtësi të të menduarit kritik dhe aktivitizëm qytetar në përballjen me sfidat e ditëve të sotme. Kjo shkollë verore u fokusua në edukimin dixhital për qëllime edukative dhe u organizua si pjesë integrale e programit DokuKids të edicionit të 22-të të DokuFest. Projekti financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe zbatohet nga Dokufest dhe Qendra për Arsim e Kosovës.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor