DokuFest, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, përmes projektit “Beyond Silence – Empowering Voices for Justice and…
Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab
DokuFest, do t’i bashkohet festimit të “Ditës Evropiane të Kinemasë Arthouse” më 12 nëntor 2023, në DokuKino.
Duke iu bashkuar kësaj iniciative, DokuFest do të prezantojë një përzgjedhje prej katër filmash me regji të regjisorëve që kanë fituar shumë çmime, duke i ofruar audiencës në Prizren mundësinë për të festuar kinemanë evropiane. Programi i shfaqjeve përmban filmat e mëposhtëm si:
◾ “Në Mes” me regji të Samir Karahoda
◾ "Prishtinë, 2002" me regji të Trendelinë Halili
◾ “Furgoni” me regji të Erenik Beqirit
◾ “Pa Vend” me regji të Samir Karahoda
I ftojmë të gjithë pasionantët e filmit dhe të kinemasë që të bashkohen Kinemasë Arthouse të DokuFest, “DokuKino” duke filluar nga ora 19:00 këtë të diel, më 12 nëntor, për të festuar "Ditën Evropiane të Kinemasë Arthouse". Është një mundësi e mrekullueshme për të shijuar veprat e regjisorëve të talentuar në zemër të Prizrenit.