Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

TË DREJTAT E NJERIUT NË FILM

Muaji i të Drejtave Universale të Njeriut për çdo vit vështrohet anembanë botës përgajtë muajit dhjetor. Këtë muaj njerëzit anembanë globit inkurajohen të bashkohen dhe të ngrisin zërin për barazi, drejtësi dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve.

Me mbështetjen e ambasadës Suedeze, DokuFest në kuadër të programit 'Forcimi i Shoqërisë Demokratike përmes Artit dhe Kulturës' për nder të këtij muaji ka kuruar një program special të filmave që vë theksin në temat për të drejtat themelore të njeriut, dëshmojnë shkelje të të drejtave të njeriut dhe krijon një forum për individë të guximshëm në të dy anët e objektivit për të fuqizuar audiencën me njohurinë se angazhimi personal mund të bëjë ndryshim. Të shtatë filmat dokumentar janë shfaqur në kinemanë e qytetit DokuKino dhe me angazhimin e nxënësve të shkollave të mesme të larta të Prizrenit jemi bashkuar me njerëzit anembanë globit për të mbrojtur barazinë, drejtësinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve. Programi i filmave ka përfshirë filmat I am Greta, Smog Town, A woman Captured, For Sama, Little Plaestine – Diary of a Siege, Favela Frontlines dhe Notturno. Çdo seancë e filmit është ndjekur nga nxënësit e shkollave të mesme nga Prizreni, pasuar me debate interaktive rreth temës së trajtuar në secilin film. Të gjitha këto aktivitete burojnë nga vizioni i departamentit edukativ të DokuFest me qëllim të zhvillimit të audiencave të reja dhe të fuqizimit të shoqërisë, në veçanti të grupmoshave të reja, duke stimuluar mendimin kritik dhe analitik dhe duke ofruar platformë diskutimi për ta shprehur mendimin e lirë përmes fuqisë së argumentit dhe ku mendimi ndryshe respektohet. Audiencën e përbënin nxënësit e shkollave të mesme nga Gjimnazi Shkencor ‘Gjon Buzuku’, Gjimnazi shoqëror ‘Remzi Ademaj’, Shkolla e Mesme Teknike ‘11 Marsi’, Shkolla e Mesme e Mjeksisë ‘Luciano Motroni’ dhe shkolla e Mesme Ekonomike ‘Ymer Prizreni’. Nxënësit e këtyre shkollave do të vazhdojnë me pjesëmarrje edhe gjatë gjysëmvjetorit të dytë në vitin 2022, nëpërmjet projektit ‘Fabrika Digjitale e Filmit’ përkrahur nga pakoja e rimëkëmbjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky program do të përqëndrohet në zhvillimin e audiencave të reja, si dhe zhvillimin shoqëror të të rinjëve dhe kultivimin e kulturës së komunikimit duke u nxitur nga temat e filmave. Ndryshimet Klimatike, Fuqizimi i Vajzave dhe Barazia Gjinore, Diversitetit Kulturor dhe përfshirje shoqërore si dhe Edukimi Mediatik dhe Multimedia janë temat që do të trajtohen përmes Fabrikës Digjitale të Filmit gajtë periudhës janar - qershor 2022. Përveç shfaqjeve, programi do të përfshijë edhe organizimin e forumeve të diskutimit që do të sjellin bashkë të rinjët, ekspertët dhe vendimmarrësit në tërë territorin e Kosovës.

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."