Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR OFERTUES: TITRIM DHE PËRKTHIM

DokuFest shpall thirrje për kompani që ofrojnë shërbime profesionale të titrimit, përkthimit/përshtatjes, dhe lektorimit për filmat pjesëmarrës në edicionin e XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër - DokuFest, që do të mbahet nga 01 deri më 09 Gusht 2025 në Prizren.

Kompanitë e interesuara ftohen të dërgojnë ofertat e tyre financiare, të shoqëruara me dokumentacionin në vijim:
• Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
• Portfolion e punës ekzistuese 
• Çmimin për orë filmike

Kriteret e vlerësimit të ofertave do të jenë:
1. Cilësia e portfolios dhe përvoja relevante;
2. Oferta financiare – çmimi më i favorshëm;

Vetëm ofertat e kompletuara dhe të dërguara brenda afatit do të merren në shqyrtim.
Për çdo pyetje shtesë ose sqarim, ju lutem kontaktoni në [email protected] apo ne numrin e tel.: 049 150 800.

→Afati i fundit për dorëzim të ofertave: 16.05.2025
→Adresa e dorëzimit të ofertës: [email protected]

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."