Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

PËRTEJ HESHTJES: Fuqizimi i Mësimdhënësve për Drejtësi dhe Kujtesë

DokuFest, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, realizoi me sukses një sërë punëtorish trajnimi për mësimdhënës në kuadër të projektit “Përtej Heshtjes – Fuqizimi i Zërave për Drejtësi dhe Kujtesë”.

Në total, në program morën pjesë 49 mësimdhënës të shkollave të mesme nga 14 komuna, që përfaqësojnë komunitetet shqiptare dhe boshnjake.

Të dizajnuara për të forcuar qasjen në drejtësi përmes edukimit, punëtoritë i informuan mësimdhënësit mbi parimet bazë të drejtësisë tranzicionale, duke i ndihmuar ata të kuptojnë se si kujtesa, e vërteta dhe përgjegjësia mund të mësohen në një mënyrë të balancuar dhe gjithëpërfshirëse. Përmes diskutimeve të ndërtuara mbi kontekstin lokal, pjesëmarrësit reflektuan mbi mënyrën se si temat e ndjeshme historike formësojnë të kuptuarit e të rinjve për drejtësinë dhe përgjegjësinë qytetare. Trajnimet u fokusuan gjithashtu në qasje praktike pedagogjike për trajtimin e diskutimeve të vështira në klasë, duke u ofruar mësimdhënësve metoda konkrete për të krijuar mjedise të sigurta dhe respektuese të të nxënit, ku nxënësit mund të shprehen lirshëm, pa frikë apo gjykim.

Një pjesë kyçe e programit ishte përdorimi i filmit, artit dhe historisë gojore si mjete për empati dhe mendim kritik. Duke punuar me filma dokumentarë dhe dëshmi reale, mësimdhënësit eksploruan se si tregimi audiovizual mund të hapë hapësirë për dialog dhe t’u ndihmojë nxënësve të lidhen emocionalisht me çështje komplekse. Mësimdhënësit pjesëmarrës ndoqën dokumentarin “THE WALL” (i cili tregon se si një mur i ndërtuar dy dekada më parë në një shkollë fillore në Kosovë vazhdon ende të ndajë nxënësit shqiptarë dhe serbë). Filmi hapi një diskutim të gjerë mes pjesëmarrësve rreth segregimit, kujtesës dhe ndikimit të konfliktit në arsim.
Mësimdhënësit punuan në grupe për të zhvilluar fleta të punës duke i përshtatur temat e filmit në njësi mësimore të rëndësishme për lëndët e tyre. Këto fleta pune, të krijuara gjatë sesioneve praktike të planifikimit të punëtorisë, do të jenë së shpejti në dispozicion në Bibliotekën Digjitale e Mësimdhënësit të DokuFest.

Të mbështetur nga trajnerë profesionistë, pjesëmarrësit i përkthyen këto njohuri në praktika të tyre duke zhvilluar plane mësimore që integrojnë drejtësinë, kujtesën dhe të drejtat e njeriut në lëndë të ndryshme mësimore. Ky angazhim e forcoi kapacitetin e tyre afatgjatë mësimor dhe mbështeti zhvillimin e tyre profesional, duke u ofruar materiale praktike dhe të gatshme për t’u përdorur në klasat e tyre.
DokuFest falenderon të gjithë mësimdhënësit dhe partnerët për kontributin e tyre në avancimin e edukimit për drejtësi, kujdtesë dhe paqe në Kosovë. 

Aktiviteti është bërë i mundur me ndihmën e projektit rajonal Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i  Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).


 

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."