Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE E HAPUR PËR OFRUES TË SHËRBIMEVE TË UDHËTIMIT

DokuFest fton agjencione udhëtimesh dhe ofrues të shërbimeve të udhëtimit të interesuar që të paraqesin ofertat e tyre për rezervimin e biletave ajrore ndërkombëtare për mysafirët tanë që do të vijnë në Kosovë gjatë datave 1–9 gusht 2025.

Jemi në kërkim të partnerëve që ofrojnë shërbime të plota të rezervimit të udhëtimeve, komunikim dhe përkrahje 24/7, si dhe një ekip të përkushtuar gjatë periudhave me kërkesa të larta.

Afati për dorëzimin e ofertave: 10 maj 2025
Dërgojeni ofertën në: [email protected]
Kriteret e plota dhe kërkesat për aplikim gjenden në dokumentin zyrtar.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."