DokuFest, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, realizoi me sukses një sërë punëtorish trajnimi për mësimdhënës në…
Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab
DokuFesti dhe Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi që do t’ju mundësojë studentëve të ngriten profesionalisht, të hulumtojnë dhe të bëhen pjesë e projekteve të departamentit tonë edukativ.
Eroll Bilibani dhe Malbora Krajku, prezantuan programin edukativ të DokuFest i cili shfrytëzon metodat audio-vizuale në klasë duke përdorur filmat dokumentar si mjet në mësimdhënie, si dhe programin edukativ të filmit që fasciliton krijimin e filmave originale nga studentët për tema sociale dhe të drejtave të njeriut.
Programi i punës praktike do të filloj në muajin janar nëpëmjet mentorimit virtual dhe fizik për studentët pjesëmarrës. Mentorët e DokuFest përfshijnë Erollin dhe Malborën të cilët do të shoqërohen nga bashkëpunëtorët e DokuFest, Jeta Rexha, nga shkolla e mesme ‘Hajdar Dushi’ në Gjakovë dhe Sabina Dishallari, nga shkolla e mesme ‘Gjon Buzuku’ në Prizren.