THIRRJE: Propozim për strategjinë e ngritjes së fondeve

THIRRJE: Propozim për strategjinë e ngritjes së fondeve

DokuFest thërret personat e kualifikuar dhe me eksperiencë ose agjencitë specifike, që të krijojnë një strategji të detajuar për ngritje të fondeve.

Objektivi i parë e këtij angazhimi është krijimi i një plani strategjik për ngritjen e fondeve që i pështaten qëllimit të organizatës sonë dhe siguron një mbështetje të vazhdueshme financiare për iniciativat kulturore.


Fushëveprimi:

Këshilluesi-ja/Agjencioni i zgjedhur është përgjegjës për, por jo vetëm, detyrat e mëposhtme:

1. Krijimi i një vlerësimi të plotë të praktikave tona aktuale të ngritjes së fondeve,

2. Hulumtimi dhe identifikimi i burimeve potenciale për financim, përfshirë këtu donatorë individual, korporata, grante dhe mundësi tjera,

3. Analizimi i të mirave dhe të metave të përpjekjeve tona aktuale të grumbullimit të fondeve,

4. Krijimi i një strategjie multi-funksionale për fonde, ku përfshihen kampanjat online, eventet, aplikimet për grante dhe sponsorët komercial,

5. Krijimi i një afati kohor dhe plan-veprim për implementimin e strategjisë së mbledhjeve të fondeve,

6. Sigurimi i trajnimeve dhe udhëzimeve për stafin e brendshëm që të sigurohemi se plani është realizuar me sukses,


Palët e interesuara ftohen të paraqesin një propozim gjithëpërfshirës duke u fokusuar në pikat në vijim:

◼ Pasqyrë të këshilluesit/agjencisë, ku përfshihet përvoja me organizatat jofitimprurëse kulturore.

◼ Përvojë përkatëse në zhvillimin e strategjive të suksesshme për mbledhjen e fondeve.

◼ Qasje për të kuptuar nevojat unike të organizatës sonë dhe fokusin kulturor.

◼ Metodologji të propozuar për përcjelljen e vlerësimit dhe zhvillimin e strategjisë.

◼ Shembuj të strategjive të mëparshme për grumbullimin e fondeve të zhvilluara për organizata të ngjashme.

◼ Propozim të detajizuar buxhetor, duke përfshirë të gjitha kostot.

Ju lutem dërgoni propozimin tuaj në adresën e emailit: [email protected] të fokusuar në temën: “Fundraising Strategy Proposal for DokuFest”.

Afati i fundit për aplikim 31.03.2024