NJOFTIM PËR NISMËN E RE TË DOKUFEST: STORIES WE TELL

NJOFTIM PËR NISMËN E RE TË DOKUFEST: STORIES WE TELL

Nismat tona të vazhdueshme që nxisin krijimtarinë dhe mendimin e pavarur përmes filmave dhe materialeve audio-vizuale, tani janë pasuruar edhe me projektin tonë më të ri “Stories We Tell”, i mbështetur nga projekti “SMART Balkans – Civil society for shared society in the Western Balkans”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

“Stories We Tell” është një nismë e kushtuar për të rinjtë në moshën 18-25 vjeç që dëshirojnë të bëjnë ndryshim në Kosovë dhe që besojnë në fuqinë e historive që sfidojnë stereotipet dhe frymëzojnë ndryshim.

Më 8 nëntor, ne do ta hapim thirrjen për aplikime në kampin e parë ndërkulturor, që do t’i ndihmojë aplikantët e suksesshëm që të krijonë video portrete bindëse dhe të marrin pjesë në shkëmbime që shkojnë përtej dialogut. Projekti ofron një mundësi për të rinjtë nga të gjitha komunitetet të jenë pjesë e një lëvizjeje që synon të bashkojë ndasitë, të sfidojë informacionin e gabuar dhe të amplifikojë zërat e tyre.

DokuFest ka qenë gjithmonë në krye të përdorimit të mjeteve audio-vizuale për të nxitur diskutime mbi çështje të rëndësishme si pabarazia, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike. Me “Stories We Tell”, ne po shkojmë një hap më larg, duke u fokusuar në të rinjtë vibrant dhe divers të Kosovës.Të bashkohemi që të punojmë për një ndryshim pozitiv, të ndajmë narrativat tona dhe të krijojmë një valë të ndryshimit pozitiv në komunitetet tona.

Na ndiqni për njoftimin e thirrjes për aplikim që do të publikohet në faqet tona të internetit, www.dokufest.com dhe www.dokufest-lab.com, dhe në rrjetet tona sociale.

- - -
[SER]
Objava nove inicijative DokuFest: Stories We Tell

Naše stalne inicijative koje potiču kreativnost i nezavisno razmišljanje kroz film i audio-vizualnim ostvarenjima, sada su obogaćene našim najnovijim projektom “Stories We Tell”, podržanim od strane projekta ” SMART Balkans – Civil society for shared society in the Western Balkans”, finansiranog od strane Norveškog ministarstva inostranih poslova.

“Stories We Tell” je inicijativa posvećena mladima od 18-25 godina koji su željni da naprave promjenu na Kosovu i koji veruju u moć priča koje se odupiru stereotipiranju i inspirišu promjenu.

9. novembra otvaramo poziv za prijave za prvi interkulturalni kamp, koji će pomoći uspešnim kandidatima da naprave ubedljive video portrete i urone u razmenu koja prevazilazi puki dijalog. Projekt pruža priliku mladima iz svih zajednica da budu deo pokreta koji ima za cilj premostiti razlike, izazvati dezinformacije i pojačati njihove glasove.

DokuFest je uvek bio na čelu korišćenja audio-vizuelnih materijala za podsticanje diskusija o hitnim pitanjima kao što su nejednakost, ljudska prava i demokratske vrednosti. Sa “Stories We Tell” idemo korak dalje, fokusirajući se na živu i raznoliku omladinu Kosova. Hajde da se udružimo, podelimo naše priče i stvorimo talas pozitivnih promena u našim zajednicama.

Ostanite u toku za objavu poziva za prijavu na našim web stranicama, www.dokufest.com i www.dokufest-lab.com, kao i na našim kanalima društvenih mreža.