DokuFest, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, përmes projektit “Beyond Silence – Empowering Voices for Justice and…
Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab
DokuFest nëpërmjet shfaqjeve të filmave të prodhuar ngjalli debate ku preku këndvështrime jokonvencionale përmes diskutimeve kritike të ngjarjeve historike; përballja me përgjegjësinë; adresimi i çështjeve të tilla si paragjykimi, intoleranca etnike dhe shfrytëzimi si aktivitete të rëndësishme për të stimuluar dialogun dhe qytetarinë aktive.
Në përputhje me planprogramin dhe kornizën kurrikulare kombëtare, kjo qasje po mbështet gjithashtu mësimdhënësit në arritjen e një game të gjerë të rezultateve efektive të të nxënit në përdorimin e filmit, si dhe zhvillimin e udhëzuesve të filmit që më vonë mund të vihen në dispozicion për të gjithë mësimdhënësit në mbarë vendin nëpërmjet "Bibliotekës Digjitale të Mësimdhënësve."
Një nga mbështetjet e mëdha për efikasitetin e këtij projekti është bërë nga kontributi i paçmuar i vullnetarëve të Korpusit të Paqes të SHBA-së, të cilët kanë organizuar rregullisht shfaqje për studentët dhe komunitetet e tyre. Bashkëpunimi do të intensifikohet në muajt e ardhshëm me shfaqje plotësuese të kuruara dhe diskutime pas shfaqjes në klasë.
235 studentë morën pjesë në shfaqjet e filmave dhe diskutimet pas shfaqjes.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukës së Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukës së Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).