Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

EKSPOZITA DIGJITALE: HOW DO I SEE YOU - KOSOVO?

“How Do I See You - Kosovo?” u hap më 8 gusht, në Galerinë Shani Efendi. Mes shumë të ftuarëve si audiencë, si dhe njerëz kureshtarë që sapo kaluan, ekspozita sfidoi perceptimet e të gjithëve dhe u përpoq të përqafonte një kuptim më të thellë të të tjetrit si pjesë përbërëse e jona, ndërsa ne të gjithë përpiqemi të hapim rrugën për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më empatike.

I konceptuar si një kamp ndërkulturor, "How Do I See You - Kosovo?" thellohet në eksplorimin unik të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë duke përcjellë fuqinë transformuese të mirëkuptimit dhe tolerancës reciproke. Ekspozita ishte kulmi i këtij rrugëtimi, i nisur nga 14 të rinj të komuniteteve të ndryshme anembanë Kosovës, i dizajnuar për të sfiduar paragjykimet dhe për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe tolerancën ndëretnike mes të rinjve, veçanërisht në një epokë të shënuar nga narrativa mediatike përçarëse. Gjatë një jave, këta të rinj eksploruan Kosovën, duke përdorur mediumin e artit pamor për të hedhur dritë mbi dallimet që shpesh kalojnë pa u vënë re dhe që normalizohen brenda diskursit kulturor dhe opinionit publik. Kjo ekspozitë dixhitale 20-minutëshe është një dëshmi e rrugëtimit të tyre. Ajo paraqet video intervista të realizuara me pjesëmarrësit në ditën e fundit të Kampit Ndërkulturor, një ngjarje që përfshinte vizita në institucione të ndryshme kulturore në mbarë Kosovën. Këtyre pjesëmarrësve iu dha mundësia të krijonin përshtypjet e tyre për njëri-tjetrin, të lirë nga ndikimet e jashtme dhe të thelloheshin në kompleksitetin e lidhjes njerëzore. Historitë e tyre unike u gjallëruan nga regjisori Zgjim Terziqi. Në këtë ekspozitë, të gjithë dëshmuan drejtpërdrejt reflektimet dhe reagimet e pjesëmarrësve ndaj përvojave të tyre në kamp dhe perceptimeve të tyre për njëri-tjetrin. Ata panë sesi tregimi audiovizual u përdor për të përcjellë përvoja dhe njohuri të reja. Kjo iniciativë është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet DokuFest-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, një partneritet që filloi me Edukimin për Media dhe tani është degëzuar në sferën e bashkëpunimit ndërkomunitar.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor