Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

MËSUESIT NGA KOSOVA UDHËZOJNË KOLEGËT E TYRE NGA MALI I ZI

DokuFest prezantoi metodologjinë në përdorimin e filmit dokumentar në klasë për mësimdhënësit nga Mali i Zi.

Përmes një punëtorie dy ditore me mësimdhënës nga shkollat e mesme të Kosovës, DokuFest mbajti sesionin e parë të prezantimit të metodologjisë në përdorimin e filmit dokumentar në klasë për mësimdhënësit nga Mali i Zi. Projekti 'Shkollat dhe Dokumentarët' i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) ka forcuar kapacitetet e DokuFest për të siguruar mjete dhe për të fuqizuar mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizuale në klasë së bashku me metodat tradicionale për të kuptuar më thellë çështjet komplekse dhe promovimin e zhvillimit shoqëror të rinisë. Një grup i mësimdhënësve nga shkollat e mesme në Kosovë ndanë përvojat me kolegët e tyre nga Mali i Zi dhe shkëmbyen njohuritë në përdorimin e filmave dokumentarë për qëllime arsimore. Gjatë të njëjtës punëtori, organizatës partnere Underhill Fest nga Podgorica iu prezantua Biblioteka Digjitale për Mësimdhënësit që është një depo e filmave dokumentarë dhe materialeve didaktike të ndërtuara për mësuesit dhe arsimtarët. Punëtoria fillestare identifikoi ngjashmëritë që mund të përsëriten dhe përshtaten nga organizata partnere dhe mësimdhënësit në Malin e Zi. Punëtoria e radhës do të mbahet në Podgoricë dhe do të lehtësohet me mësimdhënës nga Kosova dhe DokuFest me një pjesëmarrje më të madhe të mësimdhënësve nga Mali i Zi, duke krijuar kështu mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish në Edukimin Multimedial.

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë