Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

DOKUFEST I BASHKOHET KREMTIMIT TË DITËS EVROPIANE TË KINEMASË ARTHOUSE 2023

DokuFest, do t’i bashkohet festimit të “Ditës Evropiane të Kinemasë Arthouse” më 12 nëntor 2023, në DokuKino.

"Dita Evropiane e Kinemasë Arthouse" është një nismë e organizuar nga CICAE (Konfederata Ndërkombëtare e Kinemave Arthouse) së bashku me anëtarët e shoqatës së saj kombëtare, në partneritet me Europa Cinemas. Edicioni i 8-të i këtij eventi synon të nxjerrë në pah identitetin unik të kinemave pjesëmarrëse dhe angazhimin e tyre për të promovuar kinemanë evropiane. Ky event synon të rrisë angazhimin e audiencës dhe qarkullimin e filmave evropianë, duke rritur rëndësinë dhe dukshmërinë e kinemave të artit në komunitetet lokale. Duke iu bashkuar kësaj iniciative, DokuFest do të prezantojë një përzgjedhje prej katër filmash me regji të regjisorëve që kanë fituar shumë çmime, duke i ofruar audiencës në Prizren mundësinë për të festuar kinemanë evropiane. Programi i shfaqjeve përmban filmat e mëposhtëm si: ◾ “Në Mes” me regji të Samir Karahoda ◾ "Prishtinë, 2002" me regji të Trendelinë Halili ◾ “Furgoni” me regji të Erenik Beqirit ◾ “Pa Vend” me regji të Samir Karahoda I ftojmë të gjithë pasionantët e filmit dhe të kinemasë që të bashkohen Kinemasë Arthouse të DokuFest, “DokuKino” duke filluar nga ora 19:00 këtë të diel, më 12 nëntor, për të festuar "Ditën Evropiane të Kinemasë Arthouse". Është një mundësi e mrekullueshme për të shijuar veprat e regjisorëve të talentuar në zemër të Prizrenit.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."