Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Bëhuni pjesë e DokuFest — Akreditimi i Mediave për Edicionin e 24-të

DokuFest, festivali i filmave dokumentarë dhe të shkurtër në Kosovë, kthehet këtë gusht për edicionin e tij të 24-të, duke e shndërruar përsëri qytetin e Prizrenit në një pikë takimi për tregimtari të guximshme, filma të jashtëzakonshëm dhe eksperienca unike. 

Gazetarë, fotografë dhe profesionistë të medias nga Kosova dhe gjithë bota vijnë çdo vit jo vetëm për të raportuar, por edhe për të qenë pjesë e një festivali që shkon përtej filmit. 

Nga shfaqjet e filmave në hapësira të hapura, diskutime mes ekspertëve të fushës dhe atmosferës në qytet – DokuFest sfidon kufijtë e festivalit. 

Akreditimi do të u mundësoj qasje në shfaqjet e filmave, masterklase dhe intervista me ekspertë të industrisë së filmit dhe ekipën e DokuFest. 

Numri i akreditimeve për çdo media apo individ do të konfirmohet më vonë.
Mund të aplikoni deri më 1 Gusht.
Aplikoni në këtë link

Le të kapim momentet e DokuFest-it së bashku.

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."