BIBLIOTEKA DIGJITALE E MËSIMDHËNËSIT

Platformë virtuale me materiale didaktike për përdorimin e filmit në klasë në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës. Krijoni një llogari për qasje të pakufizuar në Bibliotekën Digjitale me 157 filma dhe me 115 fleta të punës për përdorimin e filmit në klasë.

THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

DokuFest fton të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të bëhen pjesë e kampit të dytë ndërkulturor ‘’Stories We Tell’’. Ky projekt është i financuar nga ‘’SMART Balkans’’- Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, dhe nga Ministria e Punëve Të Jashtme në Norvegji.

15/03/24

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."

Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi ‘Hajdar Dushi’ Gjakovë