FILM AND FACTUAL MEDIA

Punëtoritë për mësimdhënës

Pas organizimit të punëtorisë së parë me mësimdhënës dhe tutorë të ndryshëm, ku si tutorë tematikë të përzgjedhur për punëtoritë kanë qenë prof. Zamira Hyseni Duraku (UP), Hana Zylfiu Keka (KEC), Kushtrim Bajrami (KEC), Shkëlzën Gashi (Alter Habitus), Agon Maliqi (Sbunker), Rudinë Jakupi (QKSS), Besa Luci (Kosovo 2.0), Sali Shoshi (CHwB) - u ideua krijimi i fletave të punës për përdorimin e mjeteve audio-vizuele në mësimdhënie dhe përdorimin e tyre.

Përgjatë projektit janë organizuar edhe disa punëtori tjera, ku është ngritur interesimi i mësimdhënësve dhe numri i fletave të punës të hartuara nga mësimdhënësit si dhe përdorimi i tyre.

Kjo u lehtësua edhe më shumë pasi që DokuFest krijoi sektorin e veçantë në web-faqen e saj që quhet Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësve, ku mësimdhënësit tash e tutje kanë qasje të pakufizuar në shikimin e filmave, përdorimin e tyre në shkollë si dhe qasjen në fletat e punës, që ua lehtësojnë atyre përdorimin e filmit në mësimdhënie.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Projekti Aktivitetet Filmat Punëtoritë për mësimdhënës Rezultatet
FILM AND FACTUAL MEDIA FILM AND FACTUAL MEDIA

SHFAQJET E FILMAVE NËPËR SHKOLLA

Departamenti i DokuLab ka organizuar 14 shfaqje në 12 Shkolla të Mesme në gjithë Kosovën, ku morrën pjesë mbi 450 nxënës. Në këto 12 shkolla ne trajtuam përmes filmit temat e: të drejtave të njeriut, ndryshimeve klimatike, çështjeve gjinore, radikalizimit, parandalimit të përdorimit të substancave narkotike dhe edukimit mediatik.