FILM AND FACTUAL MEDIA

Filmat

Gjatë periudhës së projektit Filmi dhe Mediat Faktike janë prodhur shtatë filma nga pjesëmarrësit. Temat e ndryshme të trajtuara, dëshira dhe guximi për të luftuar dukuritë negative në shoqëri kanë bërë që numri i filmave të jetë shtatë, nga katër të projektuara fillimisht. Filmat e prodhuar: A Call from Yesterday (Leart Rama, Redon Kikaj) All about Ego (Andi Bilibani) Anonymus (Vesë Kelmendi, Eroll Bilibani) Before 2019 after 1999 (Veton Kastrati) Burrë (Dafina Daka) Thoughts (Solida Neziri) Uncertain (Arbër Lezi) Të gjithë këto filma janë shfaqur përgjatë DokuFestit në programin special gjatë vitit 2019, ndërsa ato kanë udhëtuar edhe nëpër festivalet tjera të të rinjëve në botë. Filmat, gjithashtu vazhdojnë të shfaqen në shkolla të ndryshme për shkak të temave të rëndësishme që prekin. Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
SHFAQJET E FILMAVE NËPËR SHKOLLA

SHFAQJET E FILMAVE NËPËR SHKOLLA

Departamenti i DokuLab ka organizuar 14 shfaqje në 12 Shkolla të Mesme në gjithë Kosovën, ku morrën pjesë mbi 450…

December 4th, 2019

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani