7 filma të prodhuar nga projekti “Filmi dhe Mediat Faktike” granti i të cilit është siguruar nga ‘Luxembourg support for Civil Society in Kosovo’ financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile.
"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."
—
Leart Rama, Regjisor