FUTURE IS FEMALE - DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS
Fabrika Digjitale e Filmit është dëshmuar si një platformë solide për zgjerimin e programeve dhe partneriteteve. Në mars do të na bashkohen Ambasada e Francës dhe Zvicrës për të festuar javën e Frankofonisë në Prizren.
Me dëshirën për ta përkrahur Kosovën në dinamizmin e saj kulturor dhe pse jo me synimin që në të ardhmen të mirëpresim një nga edicionet e Kryeqytetit të Kulturës Evropiane, Ambasadën e Francës në dialog me të gjithë partnerët e saj kosovarë, francezë apo partnerët kulturorë frankofonë në përgjithësi, ka zhvilluar një kryqëzim konceptin [ATMOSFERE...]: kryeqyteti frankofon kosovar. DokuKino do të jetë nikoqir i një programi filmik nga data 15 deri më 19 mars.
Në kuadër të javës së Frankofonisë më 17 mars, do të zhvillohet debati për migrimin dhe traumën pas shfaqjes së filmit “Wake up on Mars” të kineastes zvicerane kosovare Dea Gjinovci. Ajo do t'i bashkohet një paneli pas shfaqjes për të diskutuar procesin e saj të xhirimit dhe ndjeshmërinë që nevojitet kur tregon një histori komplekse.
Ajo që filloi si një protestë njëditore në vitin 1908 në qytetin e Nju Jorkut, kur mijëra gra u bashkuan dhe marshuan për ligje më të mira të punës, kushte dhe të drejtën e votës, ajo duhej të priste për njohjen formale nga Kombet e Bashkuara deri në vitin 1975. Për të shënuar këtë muaj, DokuFest përveç programit të tij të rregullt në javën 8-11 mars, do të zgjerojë edhe programin bashkëpunues në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe Komisionit për Statusin e Gruas së 66-tës.
Me sloganin 'Barazi gjinore sot, për të nesërmen e qëndrueshme' zgjeruam partneritetin tonë me The Why Foundation nga Danimarka, i cili mbështet zhvillimin e qëndrueshëm duke siguruar akses të lirë në informacion të besueshëm për miliona njerëz në mbarë botën. Më 8 Mars sjellim një histori të një grupi grash të veshura në mënyrë sfiduese me SARIS ROZË, duke kundërshtuar sistemin e kastës patriarkale të Indisë.
Dy ditë më vonë në Ditën Ndërkombëtare të Grave Gjyqtare, Fabrika jonë e Filmit Dixhital sjell një histori të Kholoud Al-Faqih, e cila u bë gjyqtarja e parë grua që u emërua në gjykatat e Sheriatit (ligji islam) në Lindjen e Mesme dhe udhëtimin e saj të guximshëm si një avokate si dhe luftën e saj të palodhshme për drejtësi për gratë.
Në ditën e parë të Pranverës, 21 Mars, ne po i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të festuar diversitetin duke veshur çorapet tuaja më cool, shumëngjyrëshe dhe të jo të ngjajshme! Për të shënuar Ditën Botërore të Sindromës Down do të transmetojmë drejtpërdrejt një film të DokuFest 'Moonchild' në
https://dokufest.com/ në tre intervale të ndryshme.
Programi i plotë i filmave që do të prezantohen në kinema dhe online mund të shikohet këtu:
Fabrika e Filmit Mars