Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

FABRIKA DIGJITALE E FILMIT

Projekti Fabrika Digjitale e Filmit, i mbështetur përmes pakos për ringjallje ekonomike nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nis në shkurt me një program të rregullt të shfaqjeve në kinema dhe përmes web faqes së DokuFest me titujt më të fundit të filmave. Ky program do ta pasurojë më tej programin filmik të DokuFest me 14 filma të prezantuar në DokuKino dhe online. Ky projekt do të kontribuojë edhe më tej në fuqizimin e programit "Promovimi i Shoqërisë Demokratike përmes Kulturës dhe Artit" që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Që nga e marta, më 1 shkurt, programi sjell një seri filmash të kuruar me temat e Ndryshimeve Klimatike, Fuqizimit të Vajzave dhe Barazisë Gjinore, Diversiteti Kulturor dhe Përfshirje Shoqërore dhe Edukimit Mediatik dhe Multimedia. Fabrika Digjitale e Filmit do të funksionojë nga muaji shkurt gjatë gjithë qershorit 2022 me një program filmi hybrid, si në shfaqjet në Kinema ashtu edhe me shfaqjet ekskluzive online. Të drejtat e filmave janë siguruar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada Suedeze, National Endowment for Democracy dhe përmes bashkëpunimit me organizatën daneze 'Why Foundation'.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."