Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

DokuFest hap thirrjen për punë praktike për të rinjtë entuziastë që dëshirojnë të punojnë me një ekip dinamik dhe që dëshirojnë t’i avancojnë shkathtësitë në komunikim dhe dizajn grafik. Programi i punës praktike është i hapur për të rinjët e moshës 16 - 20 vjeçare që studijojnë në Universitetet e Prizrenit ose që vijojnë mësimin në shkollat e larta të mesme me banim të përhershëm në komunën e Prizrenit, dhe që dëshirojnë të marrin njohuri dhe përvoja të reja në kuadër të programeve të DokuFest. Aplikimet pranohen në emailin [email protected] ku duhet të dërgohet një letër motivimi për arsyen e aplikimit si dhe përshkrimi i shkathtësive dhe përvojave të deritanishme.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."