Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR OFERTUES: TITRIM E PËRKTHIM

DokuFest është në kërkim të një kompanie e cila ofron shërbimet titrim, përkthim/përshtatje dhe lektorim për filmat e edicionit të XXII të Festivalit DokuFest (04 – 12 Gusht 2023) . Nr. referencës 002/23 Ftojmë kompanitë të na dërgojnë ofertat e tyre si dhe të bashkangjesin dokumentet: · Çertifikatën e Biznesit, · Portfolion e punës ekzistuese, · Çmimin për orë filmike. Ofertat duhet të dërgohen në e-mail adresën [email protected] me titull “Ofertë për Titrim dhe Përkthim” . Afati i fundit për dërgesë të ofertave është data 24.04.2023. Ofertat e kompletuara do te vlerësohen me kriterin e cilësisë dhe çmimit më të favorshëm.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor