Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR KRIJIMIN E KAMPANJËS VIZUALE TË DOKUFEST 2023

DokuFest është duke kërkuar krijues kampanje për edicionin e 22-të të festivalit që mbahet prej 4 deri më 12 gusht 2023.

Dizajneri/krijuesi që kontraktohet për dizajnimin e kampanjës së edicionit të 22-të do të punoj ngushtë me udhëheqjen artistike të DokuFest. Kampanja do të fokusohet në gërshetimin e festivalit me temën e përzgjedhur për këtë vit. Me qasje kreative dhe tërheqëse, fushata duhet të rrisë ndërgjegjësimin dhe të rrisë angazhimin me publikun. Detyra e krijuesit (kompanisë krijuese) përfshin zhvillimin, dizajnimin e materialeve vizuale në internet, rrjete sociale, print, si dhe konceptimin e ceremonisë hapëse dhe mbyllëse të festivalit. Për më shumë detaje lexoni termet e referencës

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor