Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE E HAPUR PËR MËSIMDHËNËS

- për përdorminin e mjeteve të edukimit mediatik në mësimdhënien në klasë.

DokuFest, në bashkëpunim me Organizatën për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE Misioni në Kosovë, fton mësimdhënësit e lëndëve të gjuhëve dhe komunikimit, artit, shoqërisë dhe mjedisit, si dhe edukatës qytetare (klasat X-XII), të marrin pjesë në seminarin për ‘Përdorimin e mjeteve të edukimit mediatik në mësimdhënien në klasë’, që do të mbahet më 13 dhe 14 maj 2023. Punëtoria ka për qëllim t’i forcojë shkathtësitë e mësuesve për të lehtësuar procesin e të nxënit duke përdorur konceptet dhe mjetet e edukimit mediatik dhe informacionit. Fokusi do të jetë në perspektivën e të mësuarit gjatë tërë jetës, me theks të veçantë në vlerësimin e besueshmërisë së informatave, verifikimin e fakteve, konsumimin efektiv dhe të ndërgjegjshëm të informatës, mësimin elektronik, si dhe kapacitetet për përdorimin e teknologjive të reja digjitale. Modulet e punëtorisë përfshijnë leksione mbi efektet e medias, metodat e vlerësimit kritik dhe të kuptuarit e mesazheve mediatike. Inkurajohen të aplikojnë mësimdhënësit e angazhuar në trajtimin e aspekteve ndërkurrikulare që përfshijnë edukimin mediatik, shoqëritë demokratike, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Gjithashtu, inkurajohen të aplikojnë mësimdhënësit që aplikojnë metoda që kanë për qëllim nxitjen e kreativitetit të nxënësve dhe zhvillimin e vetëbesimit dhe aftësive të tyre për zgjidhjen e problemeve. Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet përmes vlerësimit të aplikimeve. Përkthimi do të sigurohet sipas kërkesës. Ju lutemi aplikoni deri më 5 maj 2023 përmes formës në vijim: Formë aplikimi

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani