THIRRJE E HAPUR PËR KAMPIN NDËRKULTUROR ‘HOW DO I SEE YOU KOSOVA?’

THIRRJE E HAPUR PËR KAMPIN NDËRKULTUROR ‘HOW DO I SEE YOU KOSOVA?’

Thirrje e hapur për të rinjtë nga Kosova që të marrin pjesë në kampin e shkëmbimit ndërkulturor ‘‘How do I see you - Kosovo?’’, në Prizren!

[za srpski, pročitajte dole]

Pas suksesit të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian ‘Si të shoh ty?’ me programin e tij të gjerë për të ndihmuar në luftimin e narrativës përçarëse mes të rinjve nga Kosova dhe Serbia, tani jemi duke shikuar si ta aplikojmë të njëjtën metodologji për të ndihmuar në kapërcimin e hendekut ndërmjet të gjitha komuniteteve etnike që jetojnë në Kosovë në bashkëpunim me partnerin tonë afatgjatë Misionin e OSBE-së në Kosovë.

Projekti i ri ‘How do I see you - Kosovo?’, njësoj si prototipi i tij në thelb e ka kampin e shkëmbimit ndërkulturor, për të nxitur komunikimin ndërmjet pjesëmarrësve të rinj, përmes mjeteve krijuese dhe kulturore. Kampi më vonë manifestohet në një ekspozitë audio-vizuale që shfaq të rinjtë pjesëmarrës dhe inkurajon audiencën të reflektojë mbi përvojat e tyre.

Qëllimi i projektit:

Qëllimi është të ngushtohet hendeku në mes të rinjve kosovarë që u përkasin komuniteteve të ndryshme dhe që vijnë nga zona dhe prejardhje të ndryshme. Me qëllim të sigurimit të shkëmbimeve kuptimplota, do të krijohet hapësirë e sigurt - ku pjesëmarrësit e rinj do të mund të reflektojnë në mënyrë kritike, të komunikojnë në mënyrë konstruktive dhe të shprehen në mënyrë krijuese.

Kampi i shkëmbimit ndërkulturor:

Gjatë kampit të shkëmbimit ndërkulturor, pjesëmarrësit do të ftohen të ndajnë mendimet e tyre, t’i mbrojnë dhe t’i vënë ato në pikëpyetje, me qëllim që gradualisht të identifikohen fushat e përbashkëta të interesit, të ndërtohen marrëdhënie dhe të zhvillohet dialog.

Kampi do të mbahet nga data 30 prill deri më 7 maj në Prizren. Të gjitha shpenzimet që lidhen me pjesëmarrjen do të mbulohen tërësisht nga DokuFest dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Aktivitetet e kampit të shkëmbimit ndërkulturor përfshijnë:

· Vizita kulturore në mbarë Kosovën;

· Takime me artistë dhe aktivistë të kulturës;

· Vizita në organizata që promovojnë në mënyrë aktive shkëmbimet kulturore dhe dialogun në mbarë Kosovën;

· Shfaqje të filmave, ligjërata dhe diskutime të hapura;

· Shqyrtimi i edukimit medial dhe filmit si mjete për të zbuluar aspektet e përbashkëta, shkëmbyer përvoja dhe për të kapërcyer dallimet.

Ekspozita audio-vizuale:

Deri në fund të kampit të shkëmbimit ndërkulturor, pjesëmarrësit do të ftohen të reflektojnë se si i shohin bashkëmoshatarët e tyre përmes intervistave të kuruara. Intervistat audio-vizuale do të shfaqen në formë të ekspozitës gjatë edicionit të 22 të DokuFest (gusht 2023). 

Kush mund të aplikojë?

Ftohen të aplikojnë të rinjtë e Kosovës nga mosha 18 deri 25 vjeç.

Diversiteti është vlerë e jona, prandaj të rinjtë nga të gjitha komunitetet e Kosovës janë shumë të mirëpritur që t’i bashkohen këtij projekti.

Kriteret e përzgjedhjes:

· Motivi personal për t’u angazhuar në shkëmbime krijuese me bashkëmoshatarët;

· Dëshira për të takuar të rinj që u përkasin komuniteteve të ndryshme dhe që vijnë nga zona dhe prejardhje të ndryshme;

· Njohuri e mirë e gjuhës angleze.

Procesi i aplikimit:

Për të aplikuar ju lutemi plotësoni këtë formular: FORMULARI NË GJUHËN SHQIPE

Afati i fundit për të aplikuar është 03.04.2023

[SRB]

Nakon uspeha projekta koji finansira EU ‘How do I see you - Kosovo?’ koji obuhvata opsežan program koji pomaže u suzbijanju narativa podela između mladih sa Kosova i Srbije, ono za čim trenutno težimo je da u saradnji sa našim dugogodišnjim partnerima, Misijom OEBS-a na Kosovu primenimo istu metodologiju kako bismo pomogli da se premosti jaz između svih etničkih zajednica koje žive na Kosovu.

Novi projekat ‘How do I see you - Kosovo?’, slično svom prototipu u osnovi ima kamp interkulturalne razmene, za podsticanje komunikacije među mladim učesnicima preko kreativnih i kulturnih načina. Kamp će kasnije doći do izražaja kroz izložbu audio-vizuelnih sadržaja na kojoj će biti predstavljeni mladi učesnici i koja će podstaći publiku da razmisli o svojim iskustvima.

Cilj projekta:

Cilj je da se smanji jaz između mladih ljudi sa Kosova koji pripadaju različitim zajednicama, različitog su porekla i dolaze iz različitih sredina. U cilju obezbeđivanja sadržajne razmene biće napravljen siguran prostor, gde će mladi učesnici moći da kritički razmišljaju, komuniciraju na konstruktivan način i kreativno se izražavaju.

Kamp interkulturalne razmene

Tokom kampa interkulturalne razmene, učesnici će biti pozvani da razmene svoja mišljenja, da ih brane i preispituju, u cilju postepenog identifikovanja zajedničkih oblasti interesovanja, izgradnje odnosa i uspostavljanja dijaloga.

Kamp će se održati od 30. aprila do 7. maja u Prizrenu. Sve troškove u vezi sa učešćem u potpunosti će pokriti DokuFest i Misija OEBS-a na Kosovu.

Aktivnosti Kampa interkulturalne razmene će obuhvatati:

· Posete kulturnom nasleđu širom Kosova;

· Susrete sa umetnicima i kulturnim aktivistima;

· Obilazak organizacija koje aktivno promovišu kulturološku razmenu i dijalog širom Kosova;

· Projekcije filmova, predavanja i otvorene diskusije;

· Istraživanje medijske i filmske pismenosti kao sredstava za otkrivanje pitanja od zajedničkog interesa, razmenu iskustava i prevazilaženje razlika.

Izložba audio-vizuelnih sadržaja:

Do okončanja kampa interkulturalne razmene, učesnici će biti pozvani da kroz odgovore na odabrana pitanja razmotre način na koji vide svoje vršnjake. Zatim će obavljeni razgovori biti prikazani na izložbi na 22. ediciji DokuFestu (avgust 2023). 

Ko može da se prijavi?

Pozivaju se mladi sa Kosova uzrasta između 18 i 25 godina da se prijave.

Cenimo raznolikost, stoga su mladi ljudi iz svih zajednica na Kosovu dobrodošli da se priključe ovom projektu.

Kriterijumi za izbor:

· Lična motivisanost za angažovanje u kreativnoj razmeni sa vršnjacima;

· Želja za upoznavanjem mladih ljudi koji pripadaju različitim zajednicama, različitog su porekla i dolaze iz različitih sredina.

· Dobro poznavanje engleskog jezika.

Proces za prijavu:

Molimo vas da se prijavite do 3. aprila 2023. godine, koristeći ovaj obrazac: APLICIRAJ OVDE