PANELI ‘SUCCEEDING DESPITE - THE CHALLENGES OF YOUNG EUROPEANS’

PANELI ‘SUCCEEDING DESPITE - THE CHALLENGES OF YOUNG EUROPEANS’

Drejtuesi i departamentit arsimor të DokuLab në DokuFest-it, Eroll Bilibani mori pjesë në një panel diskutimi “Succeeding despite – The challenges of young Europeans”, organizuar nga rrjeti WB2EU. Paneli diskutoi për pjesëmarrjen e të rinjve në krijimin e politikave dhe kulturës që luajnë një rol të rëndësishëm në evropianizimin dhe demokratizimin e Kosovës.

Pas shfaqjes së një klipi të filmit me metrazh të shkurtër ‘DISPLACED’ nga Samir Karahoda ai theksoi faktin se viti 2021 ishte padyshim viti më i suksesshëm i kinematografisë kosovare. Gjashtë filma të asaj së cilës ne duam t’i referohemi, vala e re e kineastëve kosovarë, patën pjesëmarrje të jashtëzakonshme në festivalet më të rëndësishme të filmit në botë, nga Sundance në Kanë, Roterdam në Toronto, Lokarno dhe Venecia.

Në fjalën e tij ai nënvizoi se në këto 20 vite, kultura kryesisht financohej me subvencione një herë në vit, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Roli i pashmangshëm që ka kultura në zhvillimet e përgjithshme shoqërore dhe ekonomike, apo potenciali ekonomik dhe social dhe vlerat e padiskutueshme që mbart kultura në një numër të madh politikash ndër sektoriale, nuk u njoh kurrë, por më tepër u perceptua si një mori aktivitetesh që shërbejnë si një formë argëtimi si për ata që e krijojnë ashtu edhe për ata që e përjetojnë atë.

Ai ilustroi se studimet si ‘Ndikimi ekonomik i DokuFest’ tregojnë se vetë festivali ka rritur aktivitetin ekonomik (BPV) në vlerën mbi 2.4 milionë euro dhe nëse përfshihen shpenzimet e konsumit, ndikimi vjetor vlerësohet të jetë mbi 4.7. milionë euro”, duke ndikuar kryesisht në bizneset lokale dhe kompanitë mbarëkombëtare. Në thelb, studimi konfirmon se kultura është përtej një argëtimi si për ata që e krijojnë atë ashtu edhe për ata që e përjetojnë atë.
Paneli u organizua në kuadër të rrjetit WB2EU, një projekt afatgjatë që mbledh 17 think tank dhe institucione akademike nga Ballkani Perëndimor dhe BE deri në vitin 2023.
Anëtarët e tjerë të panelit ishin Mimoza Kusari Lila, Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Besa Luci, kryeredaktore e Kosovo 2.0. dhe Jehona Gjurgjela, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit për Zhvillimin e Rinisë – TOKA.