Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

RIHAPJA E KINEMASË ‘DOKUKINO’

DokuKino sërish e hapur.

Jemi jashtëzakonisht të lumtur t’ju njoftojmë se po e rihapim kinemanë tonë DokuKino. Kinemaja do të rihapet më 4 janar 2021 me shfaqjet e rregullta të filmave dokumentarë të distribuuar në Kosovë nga DokuFest dhe me shfaqje të filmave edukativ të përzgjedhur nga Why Foundation nga Danimarka. Të gjitha shfaqjet e filmave do të jenë falas, pa pagesë.

PROGRAMI:

E HËNË, 4 JANAR 2021

18:00 “BRIGHT SIDE” dokumentari i shkurtë – në prezencë të autores së filmit Vlera Dani. Kjo shfaqje gjithashtu do të shënojë edhe Ditën Botërore të Brailit, për të ngritur rëndësinë e Brailit si mjet komunikimi ashtu që të realizohen plotësisht të drejtat e njeriut për të verbërit dhe personat me aftësi të kufizuar shikimi.

E MARTË, 5 JANAR 2021

18:00 “SANS LE KOSOVO” dokumentar i shkurtë – nga Dea Gjinovci. Në vitin 1968, Asllan Gjinovci student i fizikës në Universitetin e Prishtinës, pas involvimit në demonstrata në ish-Jugosllavi, detyrohet ta lë vendin e tij. Largimi i tij e lë atë larg familjes dhe vendlindjes për më se tridhjetë vite.

E MËRKURË, 6 JANAR 2021

18:00 “HONEYLAND” dokumentar – nga Tamara Kotevska dhe Ljubomir Steffanov. Femra e fundit bletare në Evropë do të duhet të shpëtojë bletët dhe të mbajë balansin e natyrës në “Tokën e mjaltës”, pasi që një familje nomade mbajtëse e bletëve futet në tokën e saj dhe ia rrezikon mbijetesën asaj. Film i Maqedonisë së Veriut, dokumentar i parë i këtij vendi që nominohet në dy kategori për çmimin prestigjioz “Oskar”.

E ENJTE, 7 JANAR 2021

18:00 “STACIONI” dokumentar i shkurtë – në prezencë të autorit të filmit, Leart Rama. Malet e larta në të dyja anët dhe një barkë e vogël në mes që thyejnë heshtjen e një pjesë të vogël dhe të harruar të Botës. Diçka aty fillon të lëvizë.

E PREMTE, 8 JANAR 2021

18:00 “MUBMBAI DISCONNECTED” dokumentar – nga Camilla Nielsson & Frederik Jacobi. Nga tregimet botërore të ëHY Foundation: Tre persona ndajnë opinionet e tyre për transportin, ngarkesën, mbipopullimin dhe burokracinë në Mumbai, Indi.

E SHTUNË, 9 JANAR 2021

18:00 “COLD CASE HAMMERSKJOLD” dokumentar – nga Mads Brugger. Producenti danez Mads Brugger dhe hulumtuesi privat suedez Goran Bjorkdahl tentojnë të zgjidhin vdekjen misterioze të Dag Hammarskjoldit. Sa i afrohen mbylljes së rastit, ata zbulojnë krim që ka konsekuenca shumë më të gjera.

E DIEL, 10 JANAR 2021

18:00 “THE EARTH IS BLUE AS AN ORANGE” – nga Iryna Tsilyk. Të përjetosh çdo ditë traumën e jetesës në zonë lufte, Anna dhe fëmijët e saj e bëjnë një film që flet për jetën e tyre në njërën ndër rrethanat më surreale.

E HËNË, 11 JANAR 2021

18:00 “UNDER THE SUN” – nga Vitaly Mansky. I xhiruar për më shumë se një vjet nën kontrollë strike të qeveritare, filmi tregon jetën konfliktuoze të një vajze të vogël të përzgjedhur për të qenë pjesë e Unionit të Fëmijëve të Koresë Veriore.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."