Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

NXËNËSIT SHPALOSIN TREGIMET E TYRE

DokuFest përgjatë muajve ka punuar me nxënës të shkollave të mesme të Prizrenit, Gjakovës, Lipjanit dhe Prishtinës, për të hulumtuar nevojat dhe brengat e tyre si rini dhe si e ardhme e vendit. Nxënësit nga këto shkolla i janë përgjigjur pyetjeve të DokuLab ku ndër më të shprehurat si brenga dhe nevoja kanë qenë ngacmimet që ndodhin në shkolla dhe nevoja për hapësira për të rinjtë nëpër komuna prej nga ata vinë. Kështu, DokuFest në kuadër të projektit Education 4 Equality ka mbajtur trajnim për nxënësit më të interesuar për të qenë pjesë e krijimit të video tregimeve të tyre lidhur me nevojat e brengat e tyre. Përmes një procesi të inçizimit dhe editimit, ku ka pasur edhe trajnime kryesisht online, por edhe fizike sipas kushteve, janë bërë 3 video tregime që flasim për problemet rinore. Një video ka storien e ngacmimit, tjetra të nevojës për hapësira rinore dhe e treta për profesionet e ndryshme që s'konsiderohen si fitimprurëse dhe nxënësit që e kanë qejf atë, nuk marrin përkrahje as nga rrethi as nga familjarët për punën që e bëjnë. Të gjitha videot janë bërë nga vetë nxënësit, si nga inçizimi deri te editimi i tyre, nën mentorimin e DokuFest.

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë