DokuFest, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, përmes projektit “Beyond Silence – Empowering Voices for Justice and…
Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab
Ekipi i DokuLab përgjatë muajit shkurt 2020 ka vazhduar seancat e rregullta në zhvillimin e manualeve për përdorimin e filmit në shkolla, për të pasuruar Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit.
Filmi i dytë, i siguruar nga Fondacioni Danez WHY tregon historinë e Rafea, një nënë beduine e Jordanisë, të cilës i jepet mundësia të studiojë në Kolegjin Barefoot në Indi, dhe të bëhet një inxhiniere solare, e të aftësohet që ta sjellë energjinë elektrike në vendet rurale. Ajo bëhet pjesëmarrëse në programin e kolegjit, i cili mbledh 27 gra nga e gjithë bota. Të gjitha pjesëmarrëset që vijnë nga regjionet e varfëra, janë nëna dhe gjyshe dhe kryesisht analfabetë. Për gjashtë muaj, ato jetojnë në kampus dhe mësojnë rreth komponentëve elektrikë dhe të salldimit. Solar Mamas tregon sesi mësimi për komponentët elektrikë dhe salldimin pa qenë në gjendje të lexoni, shkruani ose kuptoni anglisht është pjesa e lehtë. Më e vështirë për të negociuar është presioni nga burri patriarkal, një beduinë i papunë i cili kërkon që ajo të kthehet në shtëpi.
Ky program mbështetet përmes ‘Network Partners Program’ i financuar nga Prince Claus Fund.