Mësimdhënësit e së nesërmes

Mësimdhënësit e së nesërmes

DokuFest vazhdon me punëtoritë që fuqizojnë mësimdhënësit të cilët dëshirojnë të aplikojnë qasje inovative në përdorimin e filmit në klasë së bashku me metodat tradicionale për një arsim më të mirë në Kosovë.

Sesionet e trajnimit të mësimdhënësve në mars vazhduan me ngjarje fizike me një numër të reduktuar të pjesëmarrësve duke respektuar kështu masat COVID-19 për distancim fizik.

Sesionet shkollë pas shkolle mirëpritën mësimdhënësit që kryesisht punojnë në zona të thella, si njësi të të gjitha shkollave të mesme në Prizren, në fshatrat Romaje dhe Gjonaj.

Punëtoritë u ndihmuan nga bashkëpunëtorët e mësimdhënësve të DokuFest, Jeta Rexha nga shkolla e mesme ‘Hajdar Dushi’ në Gjakovë dhe Merita Shala nga shkolla e mesme ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë. DokuFest gjithashtu mirëpriti studentët pasuniversitarë të departamentit të Psikologjisë nga Universiteti i Prishtinës të cilët janë duke u mentoruar nga Eroll Bilibani dhe Malbora Krajku në një program të DokuLab - përdorimi i filmit në arsim, dhe të cilët kanë kontribuar në pasurimin e bibliotekës dixhitale të mësimdhënësve me zhvillimin e materialeve didaktike që mund të ndihmojë të gjithë mësimdhënësit në Kosovë në përdorimin e tyre të jashtëzakonshëm të mediumit të filmit në klasë.

Punëtoritë janë pjesë e programit edukativ të DokuFest, i implementuar nga DokuLab, një program që siguron mjete dhe njohuri në përdorimin e artit për mësimdhënie, së bashku me metodat tradicionale, për të mundësuar një shtrirje më të gjerë të studentëve, kuptim më të thellë të çështjeve komplekse dhe promovimin e zhvillimit shoqëror. Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në zhvillimin e udhëzuesve të filmit, të cilat janë në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës dhe i fuqizojnë mësuesit të arrijnë një gamë të gjerë të rezultateve efektive të të nxënit dhe t’u ofrojnë studentëve mundësinë për një angazhim domethënës me mediumin e filmit.

Në fund të kësaj punëtorie, secili mësimdhënës pjesëmarrës u caktua të testonte këtë qasje në klasë me studentët e tyre dhe të organizonte aktivitete pas shfaqjes së filmit. Programi aktual ka mundësuar krijimin e burimeve arsimore të disponueshme si burim të hapur për të gjithë mësimdhënësit në Kosovë përmes Bibliotekës Dixhitale të Mësuesve.

Burimet tona aktuale ofrojnë filma dhe mjete për temat e mëposhtme: Dhuna me Bazë Gjinore, Të Drejtat e Njeriut dhe Promovimi i Vlerave Demokratike e Mediatike, Parandalimi i Radikalizimit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm, Arsimi Përfshirës për të Kthyerit dhe Komunitetet e Margjinalizuara.

Ky grant përkrahet nga “Programi i shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri” i financuar nga Ministria e Punëvë të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Partnerët shqiptarë për Zhvillim dhe Ndryshim (PA).