Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

KLASA VIRTUALE

Projekti ynë i ‘Klubit të Medias Digjitale’ ka krijuar një platformë virtuale të këndshme për studentët pjesëmarrës si dhe ka menaxhuar të prodhojë një numër të caktuar të mësimeve digjitale të cilat do të shërbejnë si burim i hapur për të gjitha shkollat të cilat janë të interesuara për t’i përdorur këto materiale.

Departamenti i edukimit i DokuFest i ka vazhduar aktivitetet pavarësisht pandemisë dhe gjendjes së sektorit arsimor në Kosovë. Projekti ynë i ‘Klubit të Medias Digjitale’ ka krijuar një platformë virtuale të këndshme për studentët pjesëmarrës si dhe ka menaxhuar të prodhojë një numër të caktuar të mësimeve digjitale të cilat do të shërbejnë si burim i hapur për të gjitha shkollat të cilat janë të interesuara për t’i përdorur këto materiale. E gjithë përmbajtja e krijuar dhe e publikuar si platformë e njohurive me burim të hapur është prodhuar në bashkëpunim me mësuesit të cilët për momentin janë koordinatorë të Klubeve të Medias Dixhitale në shkollat e tyre përkatëse. Klasa VII / Edukatë Qytetare / Mësimi: Shoqëria civile dhe aktivizmi qytetar Qasja u ka lejuar edhe mësuesve të tjerë t’i bashkohen iniciativës dhe të ndajnë materialet që ata kanë përdorur në klasë, të ofruara tani në formën e videove të shkurtra të zhvilluara si mësime virtuale dhe të postuara në Klasën tonë Virtuale. Kjo platformë është në përputhje me Kornizën Kombëtare të Kurrikulave të Kosovës dhe është e nder-referuar me programin mësimor që mësuesit përdorin çdo ditë. Ekipi ynë ka punuar intensivisht me studentë nga këto shkolla për të zhvilluar materiale mësimore përmes qasjes EduTainment duke zhvilluar aftësitë e tyre në redaktimin e videove dhe të mësuarit përmes krijimit. Ekipi i DokuLab është në veçanti falënderues për studentët që janë anëtarë të Klubeve të Medias Dixhitale nga shkollat ‘Asim Vokshi’ në Prishtinë, ‘Thimi Mitko’ në Gjilan dhe ‘Avdullah Shabani’ në Caralevë. Entuziazmi dhe proaktiviteti i tyre e kanë frymëzuar ekipin tonë për të krijuar module trajnimi që do të aplikohen në 23 Klubet e Medias Dixhitale të Shkollave Kampione në shtatë komuna të Kosovës. Trajnimi online i Klubit Digjital të Medias "Asim Vokshi" Prishtinë Si një platformë me burim të hapur e krijuar për t’i ndihmuar mësuesit në këto kohë të vështira, ne shpresojmë që klasës virtuale do t’i bashkohen Menaxherët e Shkollave, mësuesit, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Projekti është përkrahur dhe financuar bujarisht nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim (GIZ) Kosovë si kontribut i tyre i çmuar në mbështetjen dhe fuqizimin e sistemit arsimor në Kosovë. Edhe drejtoria e Arsimit e Komunës së Prizrenit i është bashkuar kësaj iniciative për të përfshirë edhe tri shkolla shtesë nga fshatrat e kësaj komune. Pamje nga procesi i trajnimit online

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani