‘HOW DO I SEE YOU?’ KAMPI TRAJNUES

‘HOW DO I SEE YOU?’ KAMPI TRAJNUES

DokuFest në partneritet me Fond B92 dhe Free Zone Film Festival përmes projektit ‘How Do I See You’ synon të krijojë një mundësi për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në një shkëmbim domethënës që shkon përtej dialogut.

Grupi i dytë i të rinjve nga Kosova dhe Serbia u bashkuan në kampin e parë të trajnimit të projektit ‘How Do I See You?’ që synon të nxisë tolerancën, mirëkuptimin dhe edukimin ndër-kulturor tek të rinjtë në Serbi dhe Kosovë përmes këtij projekti që bazohet në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjelltë për shprehjen ndërkulturore të të rinjve për të adresuar paragjykimet dhe narrativat mediatike.

Kampi i parë i trajnimit për grupin e dytë u lehtësua nga ekipi i projektit dhe u mundësoi nëntë pjesëmarrësve nga Kosova të njiheshin me qëllimet e projektit dhe patën mundësi që të shprehnin krijimtarinë e tyre përmes ushtrimeve praktike në krijimin e një prej qasjeve më themelore për të bërë kinema: Minuta e Lumiere.

Pjesëmarrësve u është caktuar detyra të krijojnë një auto portret vizual dy-minutësh që do të prezantohet në një ngjarje ku pjesëmarrësit nga Kosova do të takojnë për herë të parë kolegët e tyre nga Serbia.

Takimi i përbashkët është planifikuar të mbahet online me 14 dhe 15 Prill, si një ngjarje për kërkime ndërkulturore dhe shkëmbimin e ideve, medias dhe edukimit informativ dhe më e rëndësishmja zbulimin e qëllimeve të përbashkët dhe pasqyrimin e mendimeve të tyre në fund të kampit përmes intervistave të kuruara duke u mundësuar atyre të shprehin pikëpamjet e tyre se si po i shohin ata bashkëmoshatarët e tyre.

How do I see you / Lumiere Minute from Kosovo Participants from Doku Fest on Vimeo.

Ky grant është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga DokuFest, Fond B92 dhe Free Zone Film Festival.