KAMP I TRETË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

KAMP I TRETË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

DokuFest, Slobodna Zona Film Festival, dhe Slobodna Zona Junior ftojnë të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç nga Serbia dhe Kosova të jenë pjesë e projektit HOW DO I SEE YOU?

Iniciativë kjo novatore e vendosur për hequr barrierat mes të rinjve kosovarë dhe serbë, ka hapur edhe një thirrje për kampin e tretë që do të mbahet në Beograd.

Kjo eksperiencë monumentale ka mundësi për të ndikuar në mosmarrëveshjeve shekullore mes Serbisë dhe Kosovës, përmes bashkëpunimit kreativ, si prodhimi i materialeve audio-vizuale që do t’i shfaqë pjesëmarrësit duke intervistuar njëri-tjetrin. Përveç kësaj, ky Program Shkëmbimi Kulturor përfshin pjesëmarrje aktive në ligjërata dhe diskutime, vizita kulturore në objektet e trashëgimisë, zhvillimin e shkrim-leximit mediatik dhe filmik si një mjet për të zbuluar qëllimet, problemet dhe përvojat e përbashkëta.

Vizita studimore do të mbahet nga data 5 deri më 11 shtator, kur pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me qendra të ndryshme kulturore, artistike dhe organizata të tjera të shoqërisë civile, në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë. Programi është krejtësisht falas, dhe shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe akomodimit do të mbulohen nga organizatorët.

Parakushtet për pjesëmarrje në program janë mosha e përshtatshme (18 deri në 25 vjeç), motivimi për shkëmbim kreativ dhe rrjetëzimi shoqëror, dëshira për të takuar bashkëmoshatarë me interesa të ngjashme nga Serbia dhe Kosova, disponimi i mirë dhe njohja e mirë e gjuhës angleze.

Për të aplikuar duhet të plotësoni këtë formular aplikimi deri më 27 korrik - numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Për të gjitha informatat shtesë, ju lutemi na kontaktoni përmes [email protected] ose përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram.