DOKUFEST DHE GJIMNAZI “GJON BUZUKU” PËR DITËN E TOKËS

DOKUFEST DHE GJIMNAZI “GJON BUZUKU” PËR DITËN E TOKËS

Për nder të ditës së Tokës me 22 Prill, DokuFest në bashkëpunim me nxënësit nga Gjimnazi Gjon Buzuku kontribuuan për këtë ditë me mbjelljen e 14 drunjëve në disa lokacione në Prizren.

Për ta pasuruar këtë ditë, në web faqen e DokuFest u shfaq në transmetim të drejtpërdrejtë në 4 termine filmi i shkurtër dokumentar NOSOTROS që poashtu flet për ndotjen e ambientit nga faktori njeri.

Ndërsa në DokuKino në ora 20:30 u shfaq filmi tjetër dokumentar I AM GRETA, dokumentar ky mbi jetën dhe përpjekjet e aktivistes më të re për mbrojtjen e ambientit Greta Thunberg dhe angazhimit dhe këmbënguljes së saj për t’ia u hapur sytë liderëve botëror për të vërtetën e ndryshimeve klimatike.

Pas përfundimit filmi u shoqërua edhe me panel diskutimi të moderuar nga Adelina Hasani dhe panelist Dr. Kujtim Shala, aktivist në SH.B. Sharri e Puhiza Shemsedini aktiviste për mbrojtjen e ambientit. Shikues të pranishëm për këtë shfaqje ishin dhe nxënës të shkollës fillore Mati Logoreci, gjimnazistë nga Gjon Buzuku dhe filmdashës të tjerë.

Ky projekt është pjesë integrale e programit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike përmes Kulturës dhe Artit” që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë.

Fabrika Digjitale e Filmit ka filluar nga muaji shkurt dhe do të funksionojë deri në fund të qershorit 2022 me një program filmi hibrid, me shfaqje në Kinema ashtu edhe me shfaqje ekskluzive online, i mbështetur nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të drejtat e filmave janë siguruar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasadës Suedeze, National Endowment for Democracy dhe përmes bashkëpunimit me organizatën daneze “Why Foundation”.